Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vurkollak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUGAT

LUG/ÁT,~I m. sh. ~ÉTËR, ~ÉTËRIT 1. mit. Figurë e besimeve pupullore, që përfytyrohej si njeri, i ciligjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit; kukudh. Thoshin se u (doli) lugat. E hëngërt lugati! (mallk., vjet.). Ha si lugat ha shumë, s'ka të ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat.
2. fig., keq. Njeri shumë i shëmtuarpamje, që u kall tmerrin njerëzve; njeri i keq, që u bën dëm të tjerëve.
Sin.: hije, fantazmë, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, vampir, llabiç, çerep, shëmtak, i shëmtuar, shëmtarak, shurdhjesë, dashakeq, kukudh.
*Bisht lugati thjeshtligj. daltë lugati! mallk. e pësofsh! Sikur i del lugati (dikujt) iron. është frikacak i madh, dridhet nga frika; trembet kotkoti, jeton me frikëmadhe; ka lepurinbark (dikush); ka zemër lepuri (pule) (dikush). U djegsh lugat mallk. vdeksh!

VAMPIR

VAMPÍR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. I vdekur që, sipas besimeve, gjoja del natën nga varri për të thithur gjakun e të gjallëve; lugat.
2. fig., keq. Ai që shfrytëzon pa mëshirëtjerët, gjakpirës, shfrytëzues. Ai është si vampiri, nuk ka mëshirëaskënd. Vampirët e bankave makute.
3. fig., keq. Hamës i madh, llupës; ai që s'ka të ngopur, i pangishëm. Ai ngopet aq sa ngopet vampiri.
Sin.: hije, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, llabiç, grykës.

VRUKULLAK

VRUKULLÁK,~U m. sh. , ~ËT mit. Vurkollak, lugat, vampir. U ngrit si vrukullak.
Sin.: vurkollak, lugat, vampir.

VURKOLLAK

VURKOLLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mit. Lugat; vampir (sipas besëtytnive). Iku si vurkollak.
Sin.: hije, fantazmë, vampir, vapir, lugat, kukuvriq, kukudh, llabiq, gogol, bubë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.