Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vurg”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJOLARE

GJOLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Tokë ose arëmban ujë; gjol; kënetë. Gjolarja mbushej me ujë.
Sin.: gjolishtë, moçal, kënetishtë, ligatinë, vurg, llurbë, llapërçinë, llokajë, balturinë.

GJOLISHTË

GJOLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [GJOLÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] bised. Vend me ujë; gjol i vogël, kënetë e vogël. Pas shiut ara u kthyegjolishtë.
Sin.: gjolare, moçal, kënetishtë, ligatinë, vurg, llurbë, llapërçinë, llokajë, balturinë.

KËNETISHTË

KËNETÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend moçalor; moçalishtë; kënetë.kënetishtë rriten vetëm (më shumë) kallama.
2. fig. Gjendje amullie.
Sin.: kënetë, moçal, moçalishtë, ligatinë, vurg, laç.

KËNETË

KËNÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i mbuluar plotësisht a pjesërisht me ujë gjatë gjithë vitit; pellg me ujë të ndenjur, me llucë e me baltë; moçal. Këneta e Tërbufit. U (është) një kënetë e re.
2. fig., bised., shpërf. Gjendje amullie; turbullirë; rrëmuje; paqartësi. Çfarë s’gjen në atë lloj kënete?!
3. si mb., edhe fig. është moçal a amulli; moçalor; problem i paqartë. Tokë (arë) kënetë tokë me baltë dhe me ujë të ndenjur, që nuk mund as të mbillet dhe as të prodhojë.
Sin.: moçal, kënetishtë, ligatinë, vurg, laç.
E bëri *bar kënete (dikë). *Buf kënete shar. Ka ngecurkënetë (dikush) iron. është në një gjendjekeqe, nga e cila nuk del dot, nuk përparon a nuk përmirësohet dot.

LLUM

LLUM,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Baltë e përzier me ndyrësira a me papastërtindryshme; lym. Llumi i ujërave (i lumenjve, i përrenjve). Llumrat e kënetave (e kanaleve). Llumi lahet, turpi s’lahet. (fj. u.).
2. Fundërria e lëngut në një enë, llurbë: llumi i vajit (i verës, i kafesë). Llumi i vajitullirit kishte rënë tashmëfundenës.
3. Zhuli i trupit a i rrobave; zhuli i llullës së duhanit. Pastroi llumin e cigarishtes.
4. fig., keq. Fundërria e njerëzve; diçka e pavlerë ose e dëmshme. U ngrit llumi. Ai njeri është llumi i llumrave.
Sin.: lym, llokajë, lloç, llosh, baltë, zhul, ksestër, lerë, fundërri, llurbë, llubatë, lëtyrë, fundaq, baltovinë, batak, llome, dra, draskë, këllirë, mundërr, gërdhomë, gërdhajë, shushull, amti, murgë, vurg, fundërrinë, llucë.
U llum. 1. (dikush). U fëlliq shumë, u ndot keq; s’e lan (dot) as lumi (dikë). 2. (diçka). U ngatërrua keq; u rrëmujë; u lëmsh; nuk ia kap fillin (diçkaje). M’u mendja (koka) llum shih m’u mendja (koka) dhallë. E bëri llum. 1. (diçka). E ngatërroi fare; e bëri lëmsh; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; e bëri dhallë; e bëri bërllok. 2. (dikë). E turbulloi keq, e ngatërroi fare, sa s’ështëgjendjekuptojë a të mendojë; ia prishi mendjen (dikujt); ia bëri kokën (mendjen) dhallë (dikujt). Ra në llum (dikush) ra në gjendjekeqe e të vështirë; është përzier me njerëzkëqij; ra në baltë; ra në batak. Mbeti (ngeci) në llum (dikush) shih mbeti (ngeci) në baltë (dikush).

LËNGJERË

LËNGJÉR/Ë,~A f. 1. Lëngu i kuqdel kur shtypen ullinjtë, lëngu i bërsiveullinjve-llumi i vajitmbetetfund të një ene; kuqël.
2. Vend me baltë e me ujë të ndenjur, batak.
3. fig. shar. Njeri i ndyrë, që sillet keq dhe urrehet ngatjerët, fundërrinë.
Sin.: kuqël, vurg, lëng, llum, fundërresë, batak, fundërrinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.