Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLLOKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Veprimi kur bllokoj dikë a diçka ose kur bllokohem; rrethim dhe izolim i një kështjelle, i një qyteti a i një shteti për ta detyruar të dorëzohet.
2. Veprim i qëllimshëm për t’i hequr dikujt a diçkaje mundësinë për të bërë diçka a për të funksionuar. Bllokimi i mallrave. Bllokimi i pagave (i fondeve).
3. Ndalim i qarkullimit të automjeteve; mbyllje e rrugëve etj.; kund. zhbllokim. Bllokimi i qytetit (i rrugëve). Bllokimi i hyrjes.
4. sport. Krijim i bllokut në rrjetë në volejboll, bllok.
5. mjek. Humbje e përkohshme e aftësisë për të menduar; ndalim i funksioneve të një organi të trupit. Bllokimi i trurit. Bllokim i enëve të gjakut. Bllokimi i stomakut (i zorrëve).
6. Ngecje e një mekanizmi etj. Bllokimi i motorit. Bllokimi i mekanizmit.
7. Mbyllje (e një vrime, e një të çare); mbushje, shtupim, vulosje. Bllokimi i të çarave të vozës.
DAMKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur damkos dikë a diçka; vënia e një damke dikujt a diçkaje; vënie e shenjës dalluese me damkë zjarri, dylli etj.; vendosja e damkës. Damkosja e lëkurës. Damkosja e bagëtive. Damkosja e drurëve.
2. fig. Gjendja kur damkos dikë a diçka; njollosje e emrit të dikujt për ta turpëruar botërisht. Damkosje e turpshme.
✱Sin.: damkim, vulosje, turpërim, njollosje, fëlliqje, përdhosje, përlyerje.
MOSVULÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mungesë e vulosjes së diçkaje, kur nuk e vulosim diçka; mosdyllosje; kund. vulosje. Mosvulosja e kutisë së votimit. Mosvulosja e transformatorëve. Mosvulosja e biletës me emrin e transportuesit.
TAMPONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendosje tamponësh, shtupim. Tamponim i të çarave.
2. Përdorim tamponësh në plagë ose në ndonjë zgavër tjetër të trupit për të ndalur gjakderdhjen, për të thithur sekrecionet a për të dezinfektuar. Tamponim i plagës.
3. mek. Përplasje vagonësh.
4. zyrt. Vulosje. Tamponim dokumentesh.
✱Sin.: shtupim, përplasje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë