Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vuloset”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TAPOSET

TAPÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Zihet ngagjitha anët, vuloset. Janë taposur gypat (shishet).
2. pës. e TAPÓS.
Sin.: vuloset, zihet, mbyllet, taposet, shtupohet.

TEJMBYLLET

TEJMBÝLL/ET jovep., ~ (u), ~UR libr., vet. v. III 1. vetv. Mbyllet hermetikisht, vuloset, taposet, dylloset. Shishet, pasi mbushen, tejmbyllen.
2. pës. e TEJMBÝLL.

VULOSET

VULÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Mbyllet mirë; zihet vetë. Iu vulosën veshët. Iu vulosën hundët. U vulos mjaltihoje. U vulos e çara e trungutpemës. U vulos plaga, zuri dregëz.
2. pës. e VULÓS.
Sin.: vuloset, mbyllet, zihet, shtuposet, taposet.

VULOSJE
ZHVULOSET

ZHVULÓS/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e ZHVULÓS; kund. vuloset. Nuk mundzhvuloset pa leje.

ZIHEM

ZÍHEM jovep. ~ZURA (u), ~ZËNË 1. vetv. Grindem a rrihem me dikë; bëj fjalë me dikë. U zunë keqas. U zunë për hiçmosgjë. - Mos u zini kot! U zunë për pesë para spec (për mustaqet e Çelos). U turr të zihej. - Mos u zër me të, as me fjalë, se të fëlliq, aq ia pret atij. Zihen minjtë, kënaqet daci. (fj. u.). Po u zure me çezmën, mbetesh pa ujë. (fj. u.). As pula kam, as me dhelpra zihem. (fj. u.).
2. vetv. Kapem pas dikujt a pas diçkaje për t'u mbajtur ose për t'u mbështetur; kapem për dore a për krahu me dikë tjetër, rrokem. U zu pas degës (hekurit, karrikes). U zunë për dore (krahu). U zunëvalle hynëvallezënë dorë për dore. U zunë e u puthën mu te pragu, se kishin shumë vjet pa u parë e kishin mallmadh. (folk.). Edhe pas kashtës zihet ai që mbytet (fj. u.). S’zihet pleshti me dorashka. (fj. u.). Kalizihet e shin lëmin. (fj. u.).
3. fig., vetv. Lidhem, bëhem mik me dikë, bëhem i afërt me të; lidhem për gjithnjë me dikë, U zunë shokë (shoqe). U zunë byrazerë. U zunë për martesë. nga ajo ditë u zu me djalin me yll në ballë e u martua me të. (folk). Gjarpri nuk zihet mik. (fj. u.).
4. vetv., vet. v. III Fillon, nis. U zu lufta. Puna u zu që kur u zu bota. (fj. u.).
5. vetv., vet. v. III Mbin, trevon, mbarset, merr; formohet, ngjizet. - Kalemi i ftoitshegë nuk u zu. U zu me barrë. U zu pjella.
6. vetv., vet. v. III Mpikset, ngjizet, vjen (me farë, me maja etj.). U zu kosi. Zihet brumi. - Kur brumi niszihet, e heqim nga magjja. Pa brumë nuk zihen kuleçët. (fj. u.).
7. bised., vetv. Përmirësohem nga gjendja ekonomike, filloj ta marr pak veten. U zu ca.
8. vetv., vet. v. III Njihet, llogaritet, numërohet, merret parasysh, quhet e drejtë, vlerësohet si e dobishme. Kjo lojë nuk zihet.
9. vetv., vet. v. III Mbushet me diçka e mbyllet, nuk është i lirë; vështirësohet kalimi i zakonshëm i diçkaje, ngec, bllokohet. Iu zunë hundët. Iu zu fryma. Iu zu zëri. Iu zu buka në fyt. S’zihengjitha vrimat e gardhit! (fj. u.). Shkoizërë zogj, po u zu në leqe. (fj. u.). Majmuni nuk zihet në lak. (fj. u.).
10. vetv., vet. v. III Mbulohet tërësisht a pjesërisht. U zu dielli (hëna). Pa u zënë dielli ende plotësisht nga retë, e shkrepi aparatin fotografik. Nuk zihet (nuk mbulohet) dielli me plisa (me shoshë). (fj. u.).
11. pës. e ZË. Majmuni nuk të zihet më lak. (fj. u.).
Sin.: grindem, keqem, hahem, shamatohem, ngatërrohem, kapem, mbërthehem, kacafytem, rrokem, zaptohem, përqafohem, pushtohem (me dikë), qepem, mbahet, qëndron, ngec, mbyllet, mbushet, bllokohet, mbulohet, plotësohet, vuloset, taposet, fillon, nis, pllakoset, vishet, mbulohet, lidhem, njihet, quhet, vlerësohet, numërohet, llogaritet, mbin, trevon, mbarset, ngjizet pikset, vjen,
U zu (u kap) për *fyti me dikë. U zu (u kap) për *gryke (me dikë). Është zënë në *mulli (dikush) tall.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.