Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MENDJEMÍRË mb. 1. Që ka qëllime të mira, që ka mendje të mirë, që mendon mirë, qëllimmirë; kund. mendjekeq, mendjelig. Njeri shpirtbardhë e mendjemirë. Njerëz vullnetmirë e mendjemirë.
2. si em. m. e f. Ai që ka qëllime të mira, ai që mendon për mirë. Mendjemirët i do gjithkush. Vendi i mendjemirëve.
VULLNÉT- fjalëform. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra me kuptim “vullnet”; “me vullnet…”, “që ka vullnet…” (p. sh. vullnetdobët “që ka vullnet të dobët”; po ashtu: vullnetfortë, vullnetmirë, vullnetçelik, vullnetçeliktë, vullnethekur, vullnetmadh etj.).
VULLNETMÍRË mb. 1. Që i dëshiron të mirën tjetrit; që përpiqet për të mirën e të tjerëve, që i mirëpret detyrat e përpiqet t'i plotësojë me të gjitha forcat; që është i prirur për t'i zgjidhur gjërat me dashamirësi e me mirëkuptim, që është i prirur për mirë. Njeri vullnetmirë. Djalë vullnetmirë. Tregohet vullnetmirë. Është vullnetmirë.
✱Sin.: dashamir, mik, mirëdashës, miqësor, paqësor, qëllimmirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë