Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAVULLNÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bëhet pa vullnetin e pa dashjen e dikujt; që bëhet pa vetëdije dhe pa ndonjë qëllim të caktuar, që kryhet vetvetiu; kund. i vullnetshëm. Lëvizje e pavullnetshme. Veprime të pavullnetshme. Dështim i pavullnetshëm (i një gruaje shtatzënë). Vëmendje e pavullnetshme (psikol.) vëmendje që lind pa një qëllim a pa një përpjekje të posaçme. Në mënyrë të pavullnetshme.
2. Që s’ka vullnet të fortë, që i mungon këmbëngulja e zelli në një punë; që është karakteristik për një njeri të tillë; kund. i vullnetshëm. Nxënës i pavullnetshëm. Është i zgjuar, por i pavullnetshëm.
✱Sin.: i pavullnet, i paqëllim, i pavetëdijshëm, i vetvetishëm, vullnetdobët, shpirtdobët, i pazellshëm, jokëmbëngulës.
VULLNÉT- fjalëform. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra me kuptim “vullnet”; “me vullnet…”, “që ka vullnet…” (p. sh. vullnetdobët “që ka vullnet të dobët”; po ashtu: vullnetfortë, vullnetmirë, vullnetçelik, vullnetçeliktë, vullnethekur, vullnetmadh etj.).
VULLNETDÓBËT mb. Që ka vullnet të dobët; që s'ka vullnet të fortë; që nuk ka vullnet; kund. vullnetfortë. Njeri vullnetdobët. Është vullnetdobët. Nxënës vullnetdobët.
✱Sin.: i pavullnetshëm, i pazellshëm, jokëmbëngulës.
VULLNETFÓRTË mb. Që ka vullnet të fortë; me vullnet; kund. vullnetdobët. Njeri vullnetfortë. Është vullnetfortë.
✱Sin.: i vullnetshëm, këmbëngulës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë