Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vullkanor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGLOMERAT

AGLOMERÁT,~I m. sh. ~E, ~ET spec. 1. Grumbull, akumulim, i diçkaje që krijon një masë a një tërësi të vetme kompakte; tërësi e krijuar nga grumbullimi i përbërësve të ndryshëm; një përbërje e grimcave të vogla që janë bashkuar në një strukturë më të madhe. Aglomerat metalik. Bluarja ose thërrmimi i aglomeratit.

2. kim. Copë a masë grimcash që përftohet nga ngjeshja dhe nga nxehja e kokrrizave të një minerali; ngurtësimi i pluhurit të qymyrgurit ose i xeheve. Aglomerat minerar. Furra e aglomeratit. Prodhimi i aglomeratit.

3. gjeol. Shkëmb i shkrifët sedimentar ose vullkanor, i përbërë prej copash mineralingjeshura njëra me tjetrën. Aglomerat vullkanik. Aglomerat shkëmbor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.