Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vulla”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEHE

LÉH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ngastër e vogëlarë a në kopsht, që mbillet me perime, me lule, me fidanë etj.; ngastër toke e gjatëarë, që përfshihet ndërmjet dy hullive. Lehe me qepë (me hudhra, me lëpjetë, me lule). Prashit (ujit) lehet.
2. Vijë a hulli e thellë, që hiqet nëpër arë për ujitjen ose për kullimin e saj. Lehet tërthore. Lehet e grurit (e misrit). Lehe ujitjeje (kullimi). I bëjnë lehe arës.
Sin.: vatërz, vatër, vllajë, prijë, prijëz, vulla, hullim, ngastër, shtrat, gjoll, shpor, kallm, stromë, llonxhë, postat, zagën, vijë, hulli.
E la lehe (diçka) nuk e ndoqi më tej, nuk u interesua e nuk u kujdes më për të; hoqi dorë duke e lënë në mes; e la ngrehur.

PRIJË

PRÍJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e thellëkalon përmes arës për të kulluar a për të mbledhur ujërat; hullibëhetarë me plug për ujitje, presë; rrëke e vogël, rrëpirë. I bënë prijat arës.
2. Pjesë tokegjendet midis dy hullive, kurrizi i hullisë; lehe, vulla. Prijë me qepë. Mbolli dy prija.
3. Radhë a varg pemëshfund të një are etj. Prijë hardhish (mollësh).
Sin.: presë, vijë, rrëke, lehe, rresht, prijëz, hulli, rrëpirë, vllajë, radhë, varg.

VATËR

VÁT/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. Kalojmë mbrëmjen rreth vatrës. U ul në kryevatrës.
2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës, e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).
3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë. S’kishte një vatër truall kishte pak vend.
4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuarparët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve (e stërgjyshërve). Vëllezër të një vatre vëllezërkanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësiavatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Nuk e durojmë armikun të na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.
5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pikatërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe, djep. Vatra e tërmetit (e vullkanit) (gjeol.). Vatër epidemie. Vatër e shkollimit shqip. Vatër shkencore (kulturore).
6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.
7. mjek. Venditrupin e një njeriu ose të një kafshesëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër infeksioni. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.
8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet paralele pasi këto pasqyrohen mbi një sipërfaqe ose pasi përshkojnë një sistem thjerrash. Vatër shëmbëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrëzës). Vatra e xhamit zmadhues.
9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsit, të hiperbolës etj., me vetiveçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsit. Largësia midis vatrave.
Sin.: zjarrishtë, oxhak, gllanik, shtëpi, plëng, strehë, atdhe, mëmëdhe.
U *gjyshvatër (dikush). *Caran vatre. Të dalshin *hithravatër! mallk. Në *kryevatrës (të vendit). Ia la vatrën (prehrin) *thatë (dikujt). Lëpin *hirin e vatrës (dikush). I luajti *caranin e vatrës (dikujt). Na mbiuvatër (dikush) keq. erdhi e u ngul, nuk ikën; na u shpif es’na shqitet; ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) rrënjë. Është jashtë *caranit (të vatrës) (dikush). Jam ngrohur në një vatër (me dikë) jemi farefis, jam i afërt me të, jemi rritur bashkë. S’ka as *hi në vatër (dikush). E ndez zjarrinvatrën e vet (dikush) sheh punët e vet, nuk u ndërhyntjerëve, nuk ngatërrohet me të tjerët dhe nuk i bën keq askujt; nuk të bieqafë. I ngrohet vatra edhe pa prush (dikujt) shih i pjell edhe këndesi (dikujt). E nxjerr ujinvatër (dikush). 1. S’lë gjë pa trazuar e pa prishur, është shumë i prapë (sidomos për fëmijët); s’lë dy gurë bashkë. 2. shih nxjerr vaj nga guri (dikush). Iu shkulën *caranjtë e vatrës (dikujt). Iu shua vatra (oxhaku) (dikujt) mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; i vdiqëngjithë, mbeti shkretë; iu shua pragu (dera); iu mbyll shtëpia; iu mbyll dera; iu shkulën caranjtë e vatrës. Ia thau vatrën (dikujt) nuk i bëri fëmijë; nuk i lindi trashëgimtar; e mbylli derën (dikush); ia mbylli shtëpinë. Vatërvatër shih pragprag. Vatër zjarri vendmundshërbejë si pikënisje për të ndezur luftëra.

VATËRZ
VLLAJË

VLLÁJ/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Ngastër e vogël, lehe, gjoll. Vllajë farishtesh. Mbjellvllajë. Vllajë duhani. Ujit me vllaja. Vllajë me perime. Vllajë me lule (me trëndafila, me barishte).
Sin.: lehe, vulla, kallm, gjoll, postat, vatër, vatërz, prijë.
Doli prej vllajës e ra në prush ra në një gjendje më të vështirë, ra më keq, iku nga shiu e ra në breshër.

VULLA

VULLÁ,~NI m. sh. ~NJ, ~NJTË Vllajë, lehë. Vulla duhani. Vulla trëndafilash. Vullanjtë e luleve. Mbjellinvulla.

VULLAJË

VULLÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lehë, ngastër e vogëlarë a diku në një qoshearës, që mbillet me lule a me fidanë. Vullajë me lule. Vullaja ishte mbjellë me fidanë.
2. Bimëmbilletlehe a në një vend tjetër për t’u rimbjellë më pas në hapësira më të gjëra; fidan, rasat. I mbolli vullajatlehe. Lehe me vullaja. Ishin bërë vullajat për t’i ndërruar për t’i rimbjellë.
Sin.: vulla, vllajë, lehe, prijë, kallm, fidan, rasat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.