Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PILIVÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Libellula vulgata) Kandërr me trup të hollë, me krahë të gjatë, të tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvat në vende me lagështirë, bishtagan.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pilivesash: Pilivesa barkkuqe (lat. Sympetrum sanguineum) kumiharku i kuq. Pilivesa perandore (lat. Anax imperator). Pilivesa trupmadhe (lat. Ubellula depressa). Pilivesa vashë (lat. Agrion vargo).
3. fig. Vajzë e hajthme e lozonjare. Ia mori mendtë ajo pilivesa.
✱Sin.: bishtagan, kumihark, lozonjare, e hajthme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë