Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POPULLARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të njohur dikë a diçka, e përhap në popull diçka. Popullarizoj (sukseset, arritjet). Popullarizoj sportin.
2. Përhap diçka në popull, duke e paraqitur sa më thjeshtë e qartë që të kuptohet nga masat e gjera. Popullarizojmë shkencën.
✱Sin.: propagandoj, përhap, shtrij, thjeshtëzoj, vulgarizoj.
VULGARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur vulgarizoj a vulgarizohet. Vulgarizimi i një ideje. Vulgarizimi i një teorie. Vulgarizimi i njohurive shkencore.
2. keq. Mënyrë e paraqitjes së diçkaje, duke e thjeshtëzuar jashtë mase ose duke i shtrembëruar thelbin a përmbajtjen. Shtrembërime dhe vulgarizime. Ra (kaloi) në vulgarizim.
3. Popullarizim. Vulgarizimi i njohurive shkencore.
✱Sin.: thjeshtëzim, popullarizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë