Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vulëharruar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VULËHARRUAR
VULËHUMBUR

VULËHÚMBUR mb. Që i ka humbur emri, që sʼdihet se ku ndodhet, që është zhdukur pa lënë gjurmë; fare i pazoti, i pavlefshëm, i humbur (për njerëzit); si mallk. që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e nishani; vulëharruar. Njeri vulëhumbur.
Sin.: vulëharruar, i humbur, i pazoti, i pavlefshëm.

VULËHUMBUR

VULËHÚMBUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i ka humbur emri, që sʼdihet se ku ndodhet, që është zhdukur pa lënë gjurmë; ai që është fare i pazoti, i pavlefshëm, i humbur (për burrë a djalë); si mallk. që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e nishani; vulëharruar. Nuk i dihet vendi atij vulëhumburi. Çʼu ai vulëhumbur? Nuk është për asgjë ai vulëhumbur.
Sin.: vulëharruar, humbës, hupës.

VULËHUMBUR

VULËHÚMBUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka humbur emri, që sʼdihet se ku ndodhet, që është zhdukur pa lënë gjurmë; ajoështë fare e pazonja, e pavlefshme, e humbur (për grua a vajzë); si mallk. që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e nishani; vulëharruar. Nuk i dihet nami as nishani asaj vulëhumburës. Se nga vajti dhe nga shkoi ajo vulëhumbura askush nuk e di. Atë vulëhumburën nuk e ke për asgjë. Ajo vulëhumbura nuk e nxjerr mizën prej qullit.
Sin.: vulëharruar, humbëse, hupëse.

VULËSHLYER

VULËSHLÝER,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i pavlefshëm; i humbur; vulëharruar. Nuk i dihet fati as vendi atij vulëshlyerit.
Sin.: vulëhumbur, vulëharruar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.