Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHIKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fshikullojmë a kur fshikullohemi; goditja e dikujt a e diçkaje me fshikull; rrahje me kamxhik. Fshikullimi i fortë i kalit desh e tërboi fare.
2. fig. Goditje e fortë; qortim a kritikë e ashpër ndaj dikujt a diçkaje. Mori një fshikullim të papritur.
3. Fshikullimë. U dëgjua fshikullimi i kamxhikut.
✱Sin.: goditje, fshikullimë, fshikje, frushkullim, vishkullim, vrushkullim, frëngëllim, qëllim.
VRUSHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrushkullojmë dikë me fshikull. Vrushkullimi i kalit. Ia bëri një vrushkullim vendçe. Vrushkullim me kamxhik. Ia dha një vrushkullim kurrizit. Është i mirë për një vrushkullim.
2. Veprimi kur del a rrjedh si curril a si rrëke, kur rrjedh çurg një lëng. Vrushkullimi i ujit. Vrushkullimi i gjakut (djersës). Vrushkullimi i kroit.
3. fig. Veprimi kur qortojmë a kritikojmë dikë për të metat a gabimet e tij. Vrushkullimi i gabimeve. Ia bëri një vrushkullim të thukët. Vrushkullimi i të metave.
✱Sin.: fshikullim, fshikullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë