Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vrujon”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURON

BUR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Del vetë nga thellësiasipërfaqetokës (për ujin, për naftën etj.). Buron ujë (naftë, gaz). Ku buron, rrjedh. (fj. u.).
2. fill, del, e ka burimin, merr ujët (për lumin, përruan etj.). Buna buron nga Liqeni i Shkodrës.
3. Del me vrull e me shumicë (uji, gjaku etj.). I buron gjaku. I buron qumështi.
4. edhe kal. E lëshon ujin, rrjedh pak, kullon, qan (për enën, për muret etj.). Buron shtamba. Buron voza. Buron muri.
5. fig. E ka pikënisjen, e ka bazën, zë fill, vjen; e ka prejardhjen. Shqipja buron nga ilirishtja.
6. fig. E ka burimin, del; shkaktohet, vjen si pasojë e diçkaje. I buron nga shpirti. Nga zemra e bardhë buron mirësia. (fj. u.).
Sin.: del, gurron, vrujon, shpërthen, gufon, bumbon, rrjedh, kullon, ujëson, loton, qan, lëshon, dikon, pikon, nis, fillon, vjen, shkaktohet.

VRUJON

VRUJ/ÓN jovep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III. Buron duke dalë vetë nga tokasipërfaqe uji. Vrujon uji.
2. fig., jokal. Rjedh, vjen si pasojë e diçkaje. Vrujon kënga. Vrujojnë frymëzimet. Vrujon gëzimi dhe hareja.
Sin.: buron, rrjedh, gurron.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.