Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ORTÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Grumbull i madh bore, që shkëputet nga malet e larta, rrokulliset teposhtë dhe sa vete e bëhet më i madh, duke shkatërruar ç’gjen përpara; reshpe. Ortek i madh. Ortek bore. U shkëput (ra) një ortek. Ushtonte orteku.
2. fig. Grumbull sendesh a njerëzish, që vjen me rrëmbim dhe prish e dëmton ç’gjen përpara. Ortek gurësh. Orteku i mbeturinave.
3. fig. Diçka që përhapet me shumicë e me vrull; shumicë. Një ortek fjalësh (sharjesh). Ortek thashethemesh.
✱ Sin.: rreshpe, rrungajë, vrujishtë,valishtë, dragë, shumicë.
VROTÓM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gropë e madhe në malet e larta e mbushur gjithnjë me borë, ku pinë ujë bagëtitë gjatë verës, vrujishtë. Bora e vrotomeve. Ujë vrotomi ujë bore. Tretet ngadalë dëbora në vrotome.
2. Gropë e madhe, që e hapin në kullotat malore ku nuk ka ujë, për të mbledhur ujin e shiut për të pirë bagëtitë, lerë, ubël.
✱Sin.: vrujishtë, lerë, ubël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë