Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BAJATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Turpërohem, koritem, njollosem.
2. Fyhem, prekem nga sjellja a fjalët e dikujt.
✱Sin.: turpërohem, bajatohem, marrohem, përmarrohem, zhburrnohem, vrugohem, fëlliqem, njollosem, telendisem, sterrohem, zezohem, koritem, korishtohem.
►NGRÝS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Bie errësira e mbrëmjes, erret; kund. gdhihet. Në dimër ngryset shpejt (herët). Në verë ngryset vonë. Sa të ngryset. Para se të ngryset.
2. vet. v. III Kalon një ditë; kund. gdhihet. U ngrys edhe një ditë.
3. Kaloj ditën deri në mbrëmje ose në një gjendje të caktuar; më zë nata diku. U ngrysëm përjashta (në mal). U ngrys e nuk u gdhi vdiq pa aguar dita tjetër, vdiq natën. - Si u ngryse? si e kalove ditën? (përdoret si përshëndetje, kur takohemi me dikë në mbrëmje). Ngryset e gdhihet në punë (mbi libra).
4. fig. Bëhem i vrenjtur në fytyrë, vrenjtem. U ngrys menjëherë. U ngrys në fytyrë kur e pa.
✱Sin.: vrenjtem, terrtohem, vrerohem, nxihem, muget, muzget, mugëllon, murrëtehet, kalon, errem, errësohem, sterroj, sterrohem, zymtohem, vrugohem, zemërohem, serohem.
♦ Ku *gdhihet nuk ngryset (dikush). Ngrysu e gdhiu është e njëjta gjë, është po ajo gjë, s’ka ndonjë dallim; bjer e çohu; laj thaj; si lehu, si bëri ham; ngre e ul; jo bathë, po fasule. Ku ngryset nuk gdhihet (dikush) nuk qëndron në një vend, lëviz shumë, shkon nga një vend në një tjetër; ku mbillet s’korret; ku bun s’bun.
►NJOLLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem pis, bëhem me njolla.
2. fig., vetv. I vë vetes një njollë morale, turpëroj veten, bëj një veprim a një sjellje që ma errëson emrin e mirë e ma cenon nderin tim. U njollos keq. U njollos për tërë jetën.
3. pës. e NJOLLÓS.
✱Sin.: njollohem, përlyhem, lerosem, vurratem, zhyhem, llackosem, ndyhem, ndotem, fëlliqem, vrugohem, vrugem, damkosem, balosem, përdhosem, nxihem.
►NXÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem me të zezë; lyhem a ndotem me diçka të zezë ose të errët e të papastër; kund. zbardhem. Nxihem me bojë. Je nxirë në ballë. U nxi pas murit. U nxi nga qymyri.
2. vetv., vet. v. III Bëhet i zi; merr një ngjyrë të murrme, të errët, si të zezë. I nxihen pendët (qimet). Nxihet qielli (deti). Nxihet rrushi. Nxihen fiqtë. Më nxihet buza (mishi) më mavijoset buza (mishi). U nxi koha u vrenjt, e mbuluan qiellin re të zeza. Zogjtë e korbit nxihen nga dita në ditë.
3. vetv. Marr një ngjyrë si të bronzit nga dielli, zeshkem. Nxihem në diell (nga dielli). Iu nxi lëkura. Iu nxinë krahët (këmbët).
4. fig., keq., vetv. Mbushet një vend plot e përplot me diçka jo të dëshirueshme. U nxi mali me ushtarë. Nxihej fusha me jeniçerë. U nxinë rrugët me fashistë. U nxinë ledhet me kufoma. U nxi vendi me karkaleca.
5. fig., vetv. Bëhem i zymtë e i ngrysur në fytyrë, vrenjtem. Me të dëgjuar kritikat, u nxi i tëri. Nxihet nga inati.
6. vetv. Më erret vështrimi e më duket gjithçka e zezë. M’u nxinë sytë m’u veshën sytë, m’u err vështrimi, nuk pashë më tutje. Nënës iu nxi bota kur mori lajmin e zi.
7. vetv., vet. v. III. Errësohet, ngryset. U bë vonë, ka filluar të nxihet.
8. pës. e NXÍJ1-3.
✱Sin.: nxirohem, nxirosem, sterrohem, zgjyrosem, serohem, mavijoset, vrugohet, zeshkem, zeshkohem, zezohem, mbushet, ngrysem, vrenjtem, zymtohem, irnohem, irnosem, nxij, zemërohem, vrugohem, verenikem, murrëtehem, errësohet, ngryset, muget.
♦ S’i nxihet *balli (dikujt). U nxi me *bojë (dikush). M’u nxi *dera. M’u nxi *faqja. S’i nxihet *faqja (dikujt). S’i nxihet *fytyra (dikujt). Iu nxi *hunda (dikujt). M’u nxi *jeta. S’i nxihet *lara (dikujt) vulg. M’u nxinë *sytë. M’u nxinë *vetullat. M’u nxi (m’u nxiros) *zemra (shpirti).
►SHKRUMB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Digjet e bëhet shkrumb, zhuritet. U shkrumbua gjella (kafja). Iu shkrumbua shtëpia me gjithë ç'kishte brenda. U shkrumbua gruri (misri, bari).
2. vet. v. III Rreshkem; thahet a digjet nga vapa e madhe a nga ethet ose nga mungesa e ujit. M'u shkrumbua goja. Iu shkrumbuan buzët. U shkrumbova për një pikë ujë.
3. pës. e SHKRUMBOJ.
✱Sin.: rreshkem, digjem, shkrumbëzohem, zhuritem, përcëllohem, përzhitem, ciknoset, zhuritet, vrugohem.
►SHKRUMBÓS/EM jovep., A (u), ~UR Shkrumbohem. U shkrumbos shtëpia.
2. pës. e SHKRUMBËZOJ. U shkrumbëzua makina nga i nxehti i madh.
✱Sin.: shkrumbohem rreshkem, digjem, shkrumbëzohem, zhuritem, përcëllohem, përhitem, ciknoset, zhuritet, vrugohem.
►SHKRUMBËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shkrumbohem.
2. pës. e SHKRUMBËZOJ. U shkrumbëzua makina nga i nxehti i madh.
✱Sin.: shkrumbohem rreshkem; digjem, shkrumbëzohem, zhuritem, përcëllohem, përzhitem; ciknoset, zhuritet, vrugohem.
►VURRÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me vurrata, me vraja në lëkurë, në fytyrë, në trup (nga plagët, nga goditjet etj.). U vurrata nga goditja. M’u vurrat lëkura. M’u vurrat fytyra (balli).
2. vetv. Ndotem duke u bërë me njolla balte, yndyre etj., përlyhem, përbaltem. M’u vurrat këmisha nga disa njolla yndyre. Më vurraten rrobat. Vurratem me baltë. U vurrata me yndyrë.
✱Sin.: njollosem, fëlliqem, ndyhem, zhyhem, përlyhem, zhgjyhem, zhigohem, vrugohem.
►VËRZHG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më çirret lëkura me diçka të mprehtë në majë, më bëhet gërvishtje e madhe; më nxihet lëkura nga një goditje e fortë, më vrugohet. U vërzhgua në fytyrë. Iu vërzhgua lëkura.
2. fig., vetv. Turpërohem, bëhem me turp; më nxihet fytyra. U vërzhgua keq. Iu vërzhgua fytyra (faqja).
3. pës. e VËRZHGÓJ.
✱Sin.: vrugohem, vreditem, çirrem, gërvishtem, grithem, gërricem, rripem, dërrmishem, gërdhucem, marrohem, turpërohem, poshtërohem, koritem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë