Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vrojtore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VENDROJË

VENDRÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. Vendi ku rri roja, vendi i rojës. Qëndronvendrojë. Caktoi një vendrojë. Doli nga vendroja. Mbrojnë vendrojën.
Sin.: karakoll, vrojtore, kullë.

VREME

VRÉM/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Vrojtore, pikë vrojtimi. Vreme e fshehtë. I pa prejvreme.
2. Vërejtje, vëmendje. Duhettërheqim vremen e lexuesve. Ia vuri vremen dikujt a diçkaje e pau me vëmendje, me kujdes.
Sin.: vrojtore, vëmendje.

VROJTORE

VROJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Vend i caktuar posaçërisht për të vrojtuar, pikë a kullë vrojtimi. Vrojtore e fshehtë. Ndërtuan (ngritën) një vrojtore. Shkoi (rri) në vrojtore. Kodër (pikë) e përshtatshme për vrojtore.
2. vjet. Syze, gjyzlykë, xinxallka. Xhamat e vrojtoreve. Nxjerr vrojtoren e fillonshkruaj (të lexoj).
Sin.: kullë, vendvrojtim, pikëvrojtimi, sogje, observator.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.