Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VROJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrojtoj a vrojtohem; vëzhgim. Vrojtim ajror. Kullë (pikë) vrojtimi (usht.). Vendi i vrojtimit. Aeroplan vrojtimi.
2. Ajo që është vrojtuar; diçka që ka dalë si përfundim i një studimi, kërkimi e shqyrtimi të vëmendshëm; vëzhgim. Vrojtime shkencore. Vrojtime astronomike. Sipas vrojtimeve. Pas vrojtimeve arritën në disa përfundime.
✱Sin.: vëzhgim, ruajtje, vërejtje, këqyrje, mbikëqyrje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë