Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VRINGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E ngre dhe e tund a e vërtit shpatën, shkopin a kamxhikun me vrull duke u matur të godas dikë a diçka. Vringëllonte shpatën. Vringëlloi bajonetën. Vringëlloi shkopin (kamxhikun).
2. jokal., vet. v. III Bën zhurmë kur përplaset me diçka tjetër, nxjerr vringëllimë; tringëllin (zakonisht për sende prej metali). Vringëllonin zinxhirët. Vringëllonte kamxhiku. Vringëllonin shpatat.
3. fig. keq., kal. E kërcënoj dikë me armë, tregoj forcën para dikujt për ta frikësuar, i kanosem me luftë. Ua vringëllojnë armët (bajonetat).
✱Sin.: vringëllij, tringëllin, kërcënoj, i kanosem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë