Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vresht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARË

ÁR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Tokëlërohet dhe mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur). Arat e fshatit (katundit). Arë me grurë (me misër). Arë me egjër. Arë e harrur. Bimët (kulturat) e arave. Miu i arave (zool.). Lëroj (ujit) arën. Punonarë.
Arë pa egjër njeri i ndershëm, i pastër e i mirë; që s’ka asnjë ligësishpirt; miell pa krunde; pika e parë2; e ka zemrën (shpirtin) qelibar (dikush). Si ara e fara mospërf. janë njësoj, nuk kanë ndonjë dallim; si njëri dhe tjetri; një bathë e një kokërr; çerep e vegsh të një dheu keq. arë e në vresht shih kodra pas bregut. U bëfsh si ara me grurë! ur. (për një nuse) paç shumë fëmijë, u shtofsh e u shumofsh! I bie *shiuarë (dikujt). Bjer *shiarën time! Eja *baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron. E ha arën në *këmbë (pa korrur) (dikush) iron. E ha *grurin që në arë (dikush). E ha *misrin që në arë (dikush). S’hyjarat e tjetrit nuk ngatërrohem në një çështje që i përket dikujt tjetër, s’ndërhyjpunët e një tjetri; nuk fut hundët (hundën) iron. Si *kauarë (në ugar). I ka arat *të korrura e të shira (dikush). I kam qetëarë (në zgjedhë) jam shumë i zënë e s’më pret puna, s’kam kohë, jam me ngut; e kam ujinarë; i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. E kam ujin në *fundarës. E kam ujin në *kryearës. E kam ujinarë. 1. Jam shumë i zënë, kamdorë një punëngutshme, që duhet ta mbaroj shpejt; jam me ngut, nuk pres dot; i kam qetëarë (në zgjedhë); i kam rrobatfinjë; e kam çerepinzjarr. 2. Më vete puna mbarë, më ka duk puna; e kam ujinkryearës. Nuk na la *qetëarë (dikush) iron. Ka mbetur si *kauarë (dikush). E nget arën me tre qe (dikush) iron. hyn kotpunët e tjetërkujt; kujton se mundbëjëshumë sesa ka fuqi dhe mundzgjidhë çdo gjë; i duket se mund t’ua zgjidhë halletgjithëve. Shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall. thuhet për dikështiret sikur dëshironpunojë, por në të vërtetë është përtac dhe i shmanget punës. Nuk po të shkunden *kallinjtëarë (diku). I tregon (i rrëfen) *babait arat (dikush) iron.

BEKÇI

BEKÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. Rojtar i arave e i vreshtave; rojtar fshati, pojak. Bekçiu i fshatit. E vunë (hyri) bekçi. E zuri bekçiu. Kalit të bekçiut e djalit të kadiut hapi rrugën. (fj. u.). Po pate bekçiun mik, hyrvresht e ha pa frikë. (fj. u.).
Sin.: rojtar, pojak, pendar2, gjobar.

BËRDHECË

BËRDHÉC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mizë dheu.
2. Vresht me hardhiulëta.

CAKTOJ

CAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos prerazi për sasinë, masën ose vendin e diçkaje, i vë një cak; i vë një afat, vendos që më përpara lidhur me kohën e nevojshme për diçka. Caktoj çmimin (shpërblimin, rrogën, pensionin). Caktoj kufijtë. Caktoj orën (ditën, datën, afatin, kohën). Caktoj takimin. cakto ditën e vendin e takimit.
2. E vë në një detyrë, e ngarkoj me një punë; e emëroj; i jap a i ngarkoj (një punë, një detyrë etj.). E caktuan përgjegjës (brigadier, komisar). Caktoj në një detyrë. I caktoj një punë (një detyrë).
3. E lë për një qëllim a zgjedh për një punë. Caktoj truallin për ndërtim. Caktoj një tokë për vresht. Caktoj grurin (misrin, patatet etj.) për farë.
4. Përcaktoj mënyrën e një veprimi, vendos mirë për një qëndrim. Caktoj vijën. Caktoj strategjinë (taktikën).
Sin.: përcaktoj, vendos, ndaj, pres, shënoj, shortoj, , lidh, emëroj, bëj, veçoj.

DEGRADUAR
DHJAMË

DHJÁM/Ë,~I m. sh. ~RA, ~RAT Lëndë organike e butë, e lyrshme, e patretshme në ujë, që ndodhettrupin e njeriut dhekafshëve; yndyrë shtazore. Dhjamë i tretur (i patretur, i shkrirë). Dhjami i njeriut (i kafshëve, i bagëtive). Dhjamë derri (lope, pule, pate, balene, peshku). Indet e dhjamit. Qirinj dhjami. Mish me (pa) dhjamë. Gjellë me dhjamë. Treti dhjamintigan. S’e ha dhjamin. Dhjami i brendshëm dhjami i veshkave dhe i barkutbagëtive.
Sin.: yndyrë, dhjamth, rrënxim.
T’u bëftë *gjak e dhjamë! ur. *Cipë dhjami (diçka). I ka dalë dhjamët në *kurriz (dikujt) përb. Dhjamë cjapi diçka pa fitim, diçka pa leverdi; diçka pa vlerë. As dhjamë e as gjak shih as mish e as peshk. Dhjamë (djathë, gjalpë) i mirë në *lëkurëqenit përçm. Fërgohet (skuqet, tiganiset) me dhjamin e vet (dikush) rregullohet a e përballon çdo gjë me të ardhurat e veta, jeton me atë që ka vetë, ia del me atë që ka vënë vetë; fërgohet (skuqet, tiganiset) në lyrën e vet; ha nga dhjami i vet; zihetlëngun e vet; nuk i shtrin dorën (askujt). Ha nga dhjami i vet (dikush) mbahet me ato që ka, harxhon nga malli i vet, nuk u lyptjerëve; fërgohet (skuqet, tiganiset) me dhjamin e vet; fërgohet (skuqet, tiganiset) në lyrën e vet; zihetlëngun e vet. E ka dhjamë (me dikë) shih e ka grurë (me dikë). Nxjerr dhjamë nga guri (dikush) shih nxjerr vaj nga guri (dikush). Nxjerr (kërkon) dhjamë nga pleshti (dikush) nxjerr përfitime edhe nga diçkaduket se s’jep gjë, di të përfitojë edhe atje ku duket se është e pamundur, është shumë i zoti për të nxjerrë fitime a për të përfituar nga gjithçka; nxjerr vaj nga guri; nxjerr dhjamë nga guri; nxjerr mjaltë nga guri; nxjerr dy lëkurë nga një berr (nga një dele); të jep ujë me bishtlugës; qeth shelegët; qeth edhat; e rrjep morrin nga bishti; mjel (edhe) morrin; e vë (e shtie) morrinhell. I shkon (i vete) dhjamë (dikujt) nuk ka vështirësi e pengesa në një punë a në diçka tjetër, çdo gjë e arrin lehtë, i ecën mirë; i shkon (i ecën) si në vaj. (Shkoi) për dhjamë qeni (dikush a diçka) shkoi kot, për hiçmosgjë, nuk i vlejti askujt, nuk hyripunë; vajti dëm; (shkoi) si qenivresht (në rrush); (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) lyrë leshi; (shkoi) dushk për gogla; (shkoi) gur në ujë (në lumë); shkoi kurban. I shkrin dhjamët derrit (diku) bën shumë vapë, është shumë nxehtë; ziejnë fasuletdiell; piqet vezarërë; sikur është vënë saçi. *Top me dhjamë. Iu tret dhjami (dikujt). 1. U dobësua, ra nga shëndeti, humbipeshë. 2. E harxhoi pasurinëkishte, ra nga gjendja ekonomike. *Tul e dhjamë. *Veshkë në mes të dhjamit. Vë dhjamë. 1. Shëndoshem, ngjallem; gjak1. 2. Kënaqem shumë; gëzohem; gjak2. 3. Vë pasuri, pasurohem, shtojardhurat; lëng; vë brumë. I zuri bishti dhjamë (dikujt) jeton me gjithëmirat; ra në pasuri e në bollëk, s’i mungon asgjë; zuri ledh. I ka zënë truri dhjamë (dikujt) ka humbur zgjuarsinë e shkathtësinë e mendjes, nuk mendon dot më qartë e shpejt; i është trashur mendja; i është trashur truri.

DURIM

DURÍM,~I m. 1. Veprimi kur duroj dikë a diçka; përballimi i një gjendjejevështirë; kund. padurim. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.
2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim. E përballoi fatkeqësinë me durim. Me durimtëra bëhen. (fj. u.).
3. Vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyermarrëdhëniet me të tjerët; kund. padurim. Sillet me durim. Iu sos durimi. E humbi durimin dhe foli rëndë. - Ki durim e dëgjo! Shpërdoron durimin e tjetrit. Edhe durimi ka kufi. (fj. u.).
4. Aftësia e dikujt për t’u marrë me diçka për një kohëgjatë e pa u mërzitur, për ta çuar derifund një pune ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohëgjatë. Ka durimmadhpunë. Punon me durim. Priste me durim. - Durim, edhe pak! Me durim dhe me punë bëhet edhe shkëmbi vresht. ( fj. u.). Gjithkujt i bëj durim, se durimi është shpëtim. (fj. u.). Durimi është virtytiheroik dhe pikërisht për këtë, nga jashtë, ai nuk i ngjan aspak heroizmit. (fj. u.).
Sin.: duresë, qëndrim, përballim, dajandisje, përmbajtje, gëlltitje, përtypje, honepsje, gajret.
Bëj durim duroj; i jap zemër vetes për të përballuar diçkarëndë a një pritjegjatë; përpiqemduroj.

GARDH

GARDH,~I m. sh. ~E, ~ET [GJERDHE,~T] 1. Thurimë e bërë me purteka, me thupra a me driza rreth e përqark një kopshti, një are, një oborri etj. Gardh mbrojtës. Gardh i lartë (i ulët). Gardh i thatë gardh me ferra a me degëprera. Gardh çift gardh me dy thurima, të mbushura mes tyre me dhe, në një faqepjerrët për ta mbrojtur këtë nga gërryerjet; gardh i dyfishtë. Gardh tek gardhbëhet vetëm nga një thurimë drizash, ferrash, telash etj. Gardh me ferra (me driza, me tela). Hunjtë e gardhit. Oborr (arë, vresht) me gardh. Bëj gardh. Thur gardhin. Thur (rrethoj) me gardh. Kapërcej gardhin. Prish (shemb) gardhin. I zhdukëm gjerdhet.
2. Radhë e shtrënguar njerëzish zakonishtlidhur dorë për dore; varg i ngjeshur sendesh, që pengojnë kalimin. Gardh ushtarësh. Gardh makinash.
3. fig. Pengesë, ndalesë; mburojë. U bëmë gardh. I vuri gardh gojës nuk flet më, e qepi gojën.
Sin.: gjerdhe, gjerdhishtë, pahi, parmak, pengojë, ledh, llajkë, thurimë, rrethim, rrethojë, shtrak, kufi, cak, varg, pengesë, mburojë.
Bëhemi gardh (për diçka) bashkohemi e lidhemi fort për të penguar një të keqe, krijojmëbashku një pengesëpakapërcyeshme; bëhemi grusht. I bëhem gardh (diçkaje) i bëhem pengesë, nuk e lë të kalojë, të ndodhë, të përhapet etj.; i bëhem prag; i bëhem barrikadë libr.; i bëhem barrierë libr. Bën gardh me boça (dikush) tall. merr përsipër një punëvështirë e mburret se e kryen pa pasur mjetet e nevojshme a pa njohur mundësitë e veta; e bën gjizën mullar; bën urë me gëzhdalla; e korr livadhin me gërshërë. U gardhi *shteg. U *kungulli e mori (e zuri) gardhin. E bëri *lloç për gardh (dikë). Bën *shteggardhin e tjetrit (dikush). Çart gardhin e mbyll një shteg (dikush) shih prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush). Gardh i shkulur mospërf. njeri që e ka humbur vlerën e rëndësinë, njeri pa peshë, që s’e përfillaskush; hu i shkulur; degë pa rrënjë. *Hu gardhi mospërf. E kapërceu (e hodhi, e kërceu) gardhin (dikush) e kaloi vështirësinë që kishte; e kapërceu (e hodhi) ledhin; e hodhi (e kapërceu) hendekun; e hodhi lumin. Mori gardhin (dikush a diçka) u rrit shumë shpejt dikush, u zgjatshumë se mosha e vet; u zgjat e u shtri shumë diçka. Punon prapa gardhit (dikush) vepron fshehurazi; është hileqar e i pabesë; punon prapa krahëve. Rri (mbeta) si *hu gardhi. I vë gardh (diçkaje) e pengoj, e ndaloj, nuk e lë të ndodhë; i vë ledh; i vë lesë (lesën). I vuri gardh gojës (dikush) shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush).

HARDHISHTË

HARDHÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [HARDHÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Lastar i vogël hardhie.
2. Vend i mbjellë me hardhi, vresht.

HOXHESHË

HOXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gruaja e hoxhës.
*Amin o hoxhë! Ali hoxha e hoxhë Aliu është i njëjti njeri; është po ajo gjë, është e njëjta gjë, s’ka ndonjë dallim; dhia mish e cjapi tavë mospërf.; cjapi mish e dhia tavë mispërf.; mish me presh e presh me mish. E bën hoxhën (priftin, dhespotin) me *barrë (dikush) tall. Dje hoxhë e sot prift tall. shih me dyzet (me njëqind) flamurë (dikush) keq. foltë (të këndoftë) hoxha! mallk. vdeksh!; foltë (të këndoftë) prifti! E hëngri *djathin e hoxhës (dikush) iron. S’e ha hoxha *revaninë (dikush) iron. Hoxhë akshami keq. njeri i vrenjtur, i sterrosur, dikush që s’i qesh buza. Nuk ka *mjekër për hoxhë katundi (dikush) mospërf. Ngrihu *priftulet hoxha! iron. Shkoi pa hoxhë (dikush a diçka) iron. shkoi kot, vajti dëm e s’e di ose s’e njeh askush; u prish pa i shërbyer njeriu; (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) si qenivresht (në rrush). Ta thëntë hoxha (prifti) rrëzë *veshit (në vesh)! mallk.

KOT

KOT ndajf. 1. Pa ndonjë fitim a dobi; në mënyrëkotë; dëm. Lodhet kot. E kalon kohën kot.
2. Pa bërë asgjë. Rri kot. Ka jetuar kot.
3. Pa ndonjë qëllim, pa kuptim, pa shkak, humbur, bosh. Ka bërtitur kot. Kotkot fare kot. Ecte kot.
4. Në tym, në erë, bosh, kuturu.
Sin.: humbur, bosh, kuturu, dëm, huq, kotas.
E ha bukën kot (dikush) keq. nuk e meriton atë që merr; nuk jeton me djersën e vet, është parazit; nuk punon, rri duarkryq; nuk vlen. Merr kot (dikush). 1. Zemërohet pa ndonjë shkakrëndësishëm. 2. I duket ngandonjëherë vetja sikur është njeri me rëndësi, ngrefoset pa meritë. 3. (diçka) Rritet e zhvillohet shumë, por jo drejt (për bimë). (Flet) kotkot (dikush) flet kuturu, nuk i peshon fjalët; flet në tym (në erë); flet pa doganë; flet përçart; (flet)arë e në vresht; (flet) kodra pas bregut; hidhet kodërkodër. Mpreh *kunja (kot) (dikush).

PADJEGUR

PADJÉGUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i djegur; kund. i djegur. Pyll (vresht) i padjegur. Mbeturina (hedhurina) të padjegura.
2. sport. Ndeshje, takim etj., që nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u luajtur patjetër në një kohëcaktuar; kund. i djegur.
3. fig. Që nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi, që nuk i është djegur shpirti; kund. i djegur. Është e padjegur.

PAGJETHUR

PAGJÉTHUR (i, e) mb. Që nuk është gjethur, që nuk ka gjethe. Bjeshka është e pagjethur. Vresht i pagjethur.

PLANDË

PLÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Vresht.

PORSASPËRKATUR

PORSASPËRKÁTUR (i, e) mb. porsa është spërkatur; që është spërkatur pak kohëparë. Vresht i porsaspërkatur. Agrume të porsaspërkatura. Mollë (portokalle) të porsaspërkatura.
Sin.: i posaspërkatur, i sapospërkatur.

PËRTROJCË

PËRTRÓJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vresht me cungjeulëta.

QEN

QEN,~I m. sh. ~, ~TË 1. zool. Kafshë gjitare shtëpiake, mishngrënëse, me trup mesatar, që ka nuhatjefortë, që afrohet shpejt me njeriun dhembahet për të ruajtur shtëpinë, bagëtinë, për gjah, si kafshë shoqërimi etj. Qen i bardhë (i zi). Qeni leh (angullin, kuit). Lidh qenin. Lëshoj qenin. Mbaj qen. Gjumë qeni gjumë i keq, me shqetësimeshumta. Gjellë qensh ushqim i gatuar shumë keq, gjellë pa shije. Not qeni not duke lëvizur me shpejtësi brenda në ujë duartpërkulura përpara gjoksit. Dridhet si qen dridhet shumë (ngaftohtët ose nga frika). Rron si qen jeton shumë keq. Hahen si qentë. E la si qen rruge. E braktisi si qen rruge.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme qensh ose kafshësh. Qen bariu. Qen bastard. Qen stani qen me trup mesatar ose të madh, që mbahet për të ruajtur bagëtinë. Qen gjuetie langua, zagar. Qen kufiri. Qen bubalesh. Qen deti peshkaqen. Qen dhensh. Qen endacak. Qen gjahu qen sportiv, zagar, gjahtar. Qen fermues qen kërkues, i ciliçastin kur ndien afër gjahun, rri pa lëvizurpozicionngrirë, çka e bën gjuetarin të kuptojë se qeni ka zbuluar gjahun. Qen ndjekës qen i specializuar për gjahun me qime, që e ndjek atë sipas erësgjurmëve. Qen rakun qen i ngjashëm me një rakun. Qen pekinez. Qen policie. Qen race. Qen roje qen me trupvogël a mesatar, që mbahet kryesishtfamilje si kafshë shoqërimi. Qen rrugësh qen endacak. Qen-ujk qen me trupmadh e të fuqishëm, shumë i ngjashëm me ujkun, që mbahet për të ruajtur bagëtinë, për të gjurmuar keqbërësit etj.
3. fig., shar. Njeri i keq, i pabesë dhe shumë i ulët. Qen i pabesë. Qeni i qenit. Qen bir qeni njeri i keqrrjedh nga prindërkëqij; njeri i poshtër. Ia tregoj unë, qenit. Qen besnik (rojë) (i dikujt) (përb.) njeri i bindur përulësisht një tjetri, ai që i shërben dikujt verbërisht. Qen gjahu njerigjuan rastet e shfrytëzon mundësitë për të arritur diçka, ai që nuhat shpejt çdo rastfavorshëm. Qen kopshtari (keq.) njeri që as vetë nuk e përdor diçka, as të tjerët nuk i lë ta përdorin, njeri që nuk e gëzon vetë një të mirë dhe nuk i lë as të tjerët ta gëzojnë.
4. Pjesë e dytë e disa emërtimevepathjeshta. Dhëmbë qeni (anat.) dhëmbëmprehtëgjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmbëve të pasëm. Kopër qeni (bot.) bimë barishtore aromatike. Not qeni stil noti ku krahu dhe këmba lëvizin ashtu si noton qeni. Trofta e qenit (zool.). Sëmundje qeni (mjek.) (lat. Echinococcosis) sëmundje parazitareshfaqet te njerëzit; ekinokokozë. Shirit qeni (mjek.) (lat. Taenia echinococcus) parazitmundinfektojë njerëzit me një sëmundje seriozemundshme; shirit ekinokoku.
Sin.: qenush, kone, llangos, kuç.
U bënë *lëng për qentë keq. I bëhem qen e mace (dikujt) keq. i lutem me të madhe për diçka, i përulem; i puth këmbët keq.; i puth këmbë e dorë keq.; i lutem me kapuçdorë; e vë në be (dikë). E bëri për *hu qeni (dikë) keq. *Bisht qeni përb. Bli qen e shit këlyshë me të keq, punë pa punë; sa për të mbijetuar, sa për të mos vdekur urie, sa për të mbajtur frymën gjallë. Djathë (gjalpë, dhjamë) i mirë në *lëkurëqenit përçm. Do (kërkon) edhe qeni brekë tall. vulg. thuhet për dikëkërkon diçkapamundur a të pangjashme, do diçkaështë budallallëk a qesharake ta kërkosh; është tekanjoz; (do) bukë mbi pogaçe; kërkon vezëhell. *gojëqenit (të ujkut). Kur të dhjesin qentë tall. vulg. shumë herëtmëngjes, pa dalë dielli, qëmenatë. S’e ha as qeni (s’e hanë as qentë) (diçka) është shumë e keqe, nuk të pëlqen fare, të neveritet; s’e ha as macja. (Ka) sa të hanë qentë. ka shumë, ka me tepri; (ka) sa të hanë lopët; (ka) sa të hajë dreqi. Ha qeni petulla iron. 1. Është një gjendje ekonomike shumë e mirë, ka bollëkmadh, ka një mirëqenielartë, me tepri të mirash. 2. Dikur, në një kohë që s’kthehet më. S’ia ha qeni *shkopin (dikujt). Është i zoti. (Është) për t’ua hedhur qenve (diçka) është shumë e keqe; nuk mundhahet (kryesisht për ushqimet). Nuk ka as *hirrë për qen (dikush). *Jetë qeni keq. (Ka) sa të hajë qeni i kallajxhiut tall. shih (ka) sa të hanë qentë. Ka *shpirtin e qenit (dikush) përçm. S’ka ku ta zërë (ku ta kapë) qeni (dikë) është zhele-zhele, është leckaman; është i zhveshur e i zbathur; është shumë i varfër e i këputur; s’ka ku ta kapë ferra; është pa opingakëmbë (dikush). Ku leh qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. thuhet për një njeriqejfit, të cilit i pëlqenbredhë derëderë e festëfestë; atje ku ka dasmë e aheng, atje shkon; është njeri i qejfit e i ahengjeve. Kujto qenin e bëj gati (rrëmbe) shkopin keq. thuhet kur papritur vjen dikush, të cilin sapo e kemi përmendur, por që nuk e duam; kund. kujto mikun e bëj gati dashin. Leh si qenihënë (dikush) keq. thërret shumë, bërtet me të madhe për diçkakotë ose të paarritshme; ankohet duke ulëritur. Luan qeni i kallajxhiut (diku). 1. Bëhet zhurmë e madhe diku, ka shumë potere; po ndodh diçka që s’është parë ndonjëherë. 2. Bëhet gosti e madhe, me shumë njerëz dhe me shumëngrëna e të pira; bëhet qejf i madh. (Mbahet) si qeniqerre (dikush) tall. shih (mbahet) si gjeli majë plehut (dikush). E njeh qeni qenin mospërf. janëlidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë diçkapërbashkët, kanë gjetur shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin (zakonisht jo me ngjyrim miratues); janë të një kallëpi; pjerdhin në një kungull përb.; kanë lidhur pizgat (në një); i kanë pipëzat (pipat) bashkë; i mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. S’e njeh qenizotin (diku) është rrëmujë e madhe, s’kupton dot ku je, me kë je e çfarë bëhet; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin. Qen që ha të zonë (të zotin) përçm. njeri i lig dhe i pabesë; mosmirënjohës, bukëshkalë. Si qentëkërmë (në kocka) përçm. duke u kacafytur njëri me tjetrin (thuhet për njerëzzihen e grinden keq). Qen i lëshuar nga zinxhiri njeri i papërmbajtur; ai që sillet si i tërbuar; njeri i uritur për diçka. Me qen e me mace me të gjithë e me gjithçka; duke marrë me vetegjithë e çdo gjë; me kuç e me maç; me soj e sorollop. (Sikur) qeni *qepënhajë (Shkoi) për *dhjamë qeni (dikush a diçka). (Shkojnë) si qeni me macen zihen vazhdimisht njëri me tjetrin, hahen e grihen; shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, nuk pajtohen kurrë; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); (shkojnë) thikë e brisk; (shkojnë) majëmajë (majë e brisk); i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majëmajë. (Shkoi) si qenivresht (në rrush) (dikush) mospërf. u vra ose pësoi diçkakeqe rastësisht; u vra kot; humbi kot, pa asnjë shkak e pa dobi; (shkoi) për dhjamë qeni; (shkoi) si sëpata pa bisht. E ka vënë *syrin e qenitballë (dikush) përçm. Zuri qeni një lepur! iron. rastisi një herë; ndodhi një gjë që qëllon një herë e nuk është tregues për diçka më të përgjithshme.

QILIZMË

QILÍZM/Ë,~A f. sh. A, ~AT bujq. Punimi i thellë i tokës; tokë e punuarkëtë mënyrë. Qilizmë për vresht. Hapën qilizmë. Bëjnë qilizmë.

RRAKEL

RRAKÉL,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Vegël për të punuarvresht. Punoj me rrakel.

RRUSH

RRUSH,~I m. Pemë frutore me trunggjatë e të hollë dhe me gjethegjera si pëllëmbë, që përdridhet e kacavaret duke u kapur me dredhat e degëvenjoma, e që bën kokrrambledhuravile, hardhi; kokrrat e kësaj peme, zakonishtrrumbullakëta e të mbledhurabistakë, me cipëhollë e me lëng brenda, që përdoren për të ngrënë dhe për të bërë verë, raki etj. Rrush i bardhë (i zi, i kuq). Rrush dimërak. Rrush buallës (kumbullor). Rrush larush (dhelpër) rrush me kokrra gjysmëbardha gjysmëzeza a të kuqërreme. Rrush qelbës rrush me erë. Rrush çilek rrush me një erë të ngjashme me atë të luleshtrydhes. Rrush pulëz rrush kokërrvogël, i bardhë. Rrush arre rrush kokërrmadh, i bardhë e shumë i ëmbël. Rrush bishtdhelpre rrush me kokrragjata, të rralla, të bardha e pak majhoshe. Rrush i egër (rrush gardhi, rrush lepuri) larushk. Rrush i papjekur (i pabërë, aguridh). Rrush pa fara (me fara). Kokërr rrushi. Bistak (vesh, veshul, vile) rrushi. Frenjat e rrushit. Bërsi rrushi. Lëng (musht) rrushi. Reçel rrushi. Sëmundjet e rrushit. Vjelja e rrushit. Shtrydh (shtyp) rrushin.
2. bot. Gjymtyrë e parë e disa emërtimevepathjeshta bimësh. Rrush alpesh. Rrush amerikan. Rrush arushe. Rrush deti. Rrush dimëror. Rrush dhelpre. Rrush frëngu. Rrush frëngu amerikan. Rrush frëngu bregdetar. Rrush frëngu degëhollë. Rrush frëngu i egër. Rrush gardhi. Rrush gurësh. Rrush gjarpri. Rrush i egër. Rrush i zi. Rrush japonez. Rrush lepuri. Rrush maceje. Rrush mali. Rrush me erë. Rrush moskat. Rrush muri. Rrush pule. Rrush qeni. Rrush qyqeje. Rrush tajge. Rrush toke. Rrush thëllëze. Rrush thiu. Rrush ujku. Rrush vajguri. Rrush Venediku. Rrush veror. Rrush zogu.
3. fëm. përk. Organi seksual i djalit.
Sin.: pjergull, vilez, mushtak.
I bën (i pjell) rrush edhe shelgu (dikujt) shih i bën vezë edhe gjeli (edhe këndesi, edhe kaposhi) (dikujt). Kur të bëjë shelgu rrush asnjëherë, kurrë; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëhen lendet lajthi; kur të bëjë qarri arra. Kur të bëjë shtogu rrush kurrë, asnjëherë; kur të bëjë shelgu rrush; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri fiq; kur të bëhen lendet lajthi. Kur të bëjë larushku rrush iron. shih kur të pjellë mushka iron. E bëri rrush e kumbulla (dikush) e prishi gjithë pasurinë për hiçgjë a i shpenzoigjitha paratë kot, i harxhoi me dorëlëshuar e pa dobi; e hodhi në erë; e bëri tym (diçka). Gjeti rrushi koshin shih gjeti tenxhereja kapakun. Kërkon rrush (*thana, dardha, fiq) në shënëndre (në dimër) (dikush). Si rrushi pa furkë (pa herek) (dikush) pa mbështetje, pa përkrahje. Rrush i pabërë (i papjekur) mospërf. 1. Njeri, zakonisht i ri, që nuk ka pjekuri mendore; aguridh, kungull. 2. Njeri i ashpër, i cili nuk kupton ose me të cilin nuk merresh dot vesh. (E bëri) rrush e prush (diçka) shih (e bëri) shkel e shko (diçka). Rrush e qyqe (dikush) shumë i varfër; pikëhallit; me dy cangadhe; me bajga në mur keqar.; me një gjysmë opinge; mishmashë2. Rrush të një vreshti keq. njerëznjëllojtë, si njëri edhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; buka e një mielli; çerep e vegsh të një dheu; janë të një dore. Sheh rrushi rrushin e piqet thuhet kur dikush ndjek shembullin e një tjetri, vepron nën ndikimin e të tjerëve, siç sheh bën, merr veset a virtytet e tyre; sheh molla mollën e piqet. (Shkoi) si *qenirrush (në vresht) (dikush) mospërf. Sa të thuash rrush, ai ka ngrënë një kosh shak. është shumë i shkathët e i shpejtë; nuk ia kalon dot për të bërë një gjë, sado e vështirë qoftë; ta merr kafshatën nga goja (dikush); ia del mbanë (diçkaje); t’i shkosh nën krahu (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.