Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vrertë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HELMËT

HÉLMËT (i, e) mb. 1. Që ka helm, që përmban lëndë helmuese; helmues. Bimë (lule) e helmet. Farë e helmët. Lëng (gaz) i helmët. Flutur e helmët.
2. edhe fig. Shumë i hidhur; që të hidhëron shumë, që ta bën zemrën vrer; që të vret shpirtërisht. Pelin i helmët. I helmët si vrer. Fjalëhelmëta. Dhimbje e helmët. Mendim i helmët.
3. fig. I hidhëruar shumë, i pikëlluar. Me shpirthelmët.
Sin.: i vrertë, helm, i hidhur, helmues, i hidhëruar, i pikëlluar.

INATOSUR

INATÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që ka humbur gjakftohtësinë, durimin etj., i zemëruar, i nxehur. Fliste (thërriste) i inatosur. Ishte i inatosur. E pashëinatosur.
2.shpreh pakënaqësi, zemërim, urrejtje, armiqësi etj.; që shpreh inat, me inat. Britmë e inatosur. Zë i inatosur. Fytyrë e inatosur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Të revoltuarit e të inatosurit.
Sin.: i zemëruar, i tërbuar, i vrertë, i nxehur, i hidhëruar, i nevrikosur.

VREROSH

VRERÓSH,~E mb. I vrertë.

VREROSUR

VRERÓSUR (i, e) mb.është shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar. Me fytyrëvrerosur. Jetë e vrerosur. Ishte (foli, rrinte, erdhi) i vrerosur.
2. fig. Që të helmon, që të lëndon thellëshpirt, që është plot vrer. Fjalë të vrerosura. Shigjeta (sulme) të vrerosura.
Sin.: i vreruar, i vrertë, i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar, i dëshpëruar.
Me zemër (me *shpirt) të vrerosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.