Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËSHPËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dëshpëroj dikë a kur dëshpërohem; kund. gëzim. Dëshpërimi nga fatkeqësitë. Dëshpërimi pa shkak. Dëshpërimi i prindërve.
2. Gjendje shpirtërore e një njeriu që është dëshpëruar, që ka rënë moralisht dhe s’di nga t’ia mbajë, kur ka pësuar ndonjë fatkeqësi, ndonjë goditje të rëndë etj.; kund. gëzim. Dëshpërim i madh. Valë dëshpërimi. Lotë dëshpërimi. Ra në dëshpërim. Fliste me dëshpërim. Detyra e njeriut është të mos bjerë në dëshpërim për asgjë dhe në çdo gjë të gjejë anën më të mirë. (fj. u.).
3. Hidhërim e pikëllim i madh e pa shpresë; kund. gëzim. Nuk e shfaqte dëshpërimin.
✱Sin.: hidhërim, brengosje, vrerosje, pikëllim.
PIKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pikëlloj ose kur pikëllohem.
2. Dhembje e thellë që ndiejmë në zemër për humbjen e papritur të ndonjë njeriu shumë të dashur etj., hidhërim i madh. Pikëllim i thellë (i madh). Pikëllimi i nënës (i motrës). I la në pikëllim.
✱Sin.: pikërrim, hidhërim, helmim, vrerosje, brengosje, dëshpërim, cëritje, plagosje, shajtim, pikim, helm, helmësi, vrer, dëshpërim, djegë, rrushkulli, gulç, plagosje, gulçim, plagë, lëndomë, plagomë, helmatisje, pikje, hidhësi, këputje, zbrazëti, dhembje, brengë, trishtim, tronditje, vaj, zi, vajtim.
TRISHTÍM,~I m. Gjendje shpirtërore e rënduar, por pa shpërthime; vuajtje shpirtërore, brengë e thellë nga vuajtjet a nga malli për dikë; mërzi pa ndonjë shkak të dukshëm; hidhërim në zemër, melankoli; kund. gëzim. Trishtim i thellë. Hije trishtimi. Ndjente trishtim. Ia largoi trishtimin.
✱Sin.: brengë, brengosje, pikëllim, vrerosje, hidhërim, helm, helmim, zymtësi, zymtim, mërzi, hall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë