Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HELM/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më hyn helm në trup; më dëmtohet organizmi nga helmi; vdes nga helmi. U helmua nga kërpudhat.
2. fig., vetv. vet. v. III Dëmtohet a prishet nga ana shpirtërore. Ishin helmuar nga mungesa e të bijës.
3. fig., vetv. Hidhërohem shumë, pikëllohem, më bëhet jeta vrer. Helmohem shumë (thellë). U helmua nga lajmi që mori.
4. pës. e HELMÓJ. U helmua nga gjarpri.
✱Sin.: helmatisem, farmakosem, rrushkullohem, hidhërohem, brengosem, vrerosem, pikëllohem.
►HIDHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i hidhur, fiton shije të hidhur. Ishte hidhëruar mielli (djathi).
2. vetv. Më bëhet e hidhur goja, ndiej një shije të hidhur në gojë; kund. ëmbëlsohem. M’u hidhërua goja.
3. fig., vetv. Vuaj ose lëndohem shpirtërisht nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga fjalët e hidhura që më thotë dikush etj., ndiej një hidhërim; pikëllohem, brengosem, helmohem; kund. gëzohem. U hidhërua shumë (pa masë) kur e mori vesh.
4. fig., vetv. Zemërohem; marr inat ndaj dikujt dhe i mbaj mëri; inatosem. Ishin hidhëruar njëri me tjetrin e s’flisnin. U hidhërova sepse më bëri hile në lojë.
5. pës. e HIDHËRÓJ.
✱Sin.: helmohem, vrerosem, brengosem, zemërohem, inatosem, pikëllohem.
►PIKËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Hidhërohem shumë, ndiej menjëherë një dhembje të madhe shpirtërore për shkak të vdekjes së një njeriu shumë të dashur etj., helmohem. U pikëllua nga vdekja e vëllait.
2. pës. e PIKËLLÓJ.
✱Sin.: pikem, pikërrohet, hidhërohem, brengosem, helmohem, helmatisem, vrerosem, shtarohem, dëshpërohem, plagosem, plagohem, shajtohem, mjerohem, shkretohem, rëndohem, lëndohem, këputem, trishtohem, vrerohem, vritem, prekem, zhuritem, rrushkullohem.
►SHAJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vritem keq në një gjymtyrë a në një pjesë të trupit, duke u goditur pas diçkaje të fortë, shembem. U shajtova për fajin tënd. Ruani mos të shajtoheni! U shajtua keq.
2. vetv. Goditem; ngurosem, shtangem, mbërthehem në vend. U shajtua në vend. Mbaje veten e mos u shajto!
3. vetv., fig. Pikëllohem, helmohem, brengosem, bëhem pikë e vrer; shkatërrohem. Shajtohem larg vendit tim. Shajtohem për fatin tim.
5. pës. e SHAJTÓJ. Shajtohem prej tij gjithmonë. Po shajtohem nga mendimet e errëta.
✱Sin.: shajtohem, shembem, vritem, plagosem, pikëllohem, helmohem, vrerosem, shitohem.
►VRER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Mbulohet me re, vrenjtet qielli a moti. U vrerua shumë moti. Retë e vreruan qiellin.
2. fig. Vrenjtem në fytyrë, ngrysem. U vrerua në fytyrë. Iu vrerua shikimi. U vrerua shumë. Mos u vrero!
✱Sin.: vrenjtem, vrerosem, pikëllohem, dëshpërohem, helmohem, hidhërohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë