Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vred”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VRED

VRED,~I m. Mavi, nxirje rreth një plage ose për shkak të një goditjeje etj. I ka ra vredi rreth syve. E shtrydhi varrën e i qiti vred. Gjak e vred i duel. U vred i zi.
Sin.: dangë, mavi.

VREDITEM

VREDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Nxihem, bëhem vred; verdhanekem, irnohem. Nuk e di pse iu vredit rrethi i syve. Iu vredit fytyra ngaftohtët.
2. pës. e VREDÍT.
Sin.: irem, irnosem, irnohem, jeshilohem, kaltërohem, nxihem, mavijosem, verenikem, murrëtehem, murrëtohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.