Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSHPËR ndajf. 1. Me thërrmija të mëdha, me kokrriza jo të imëta, trashë, egër. Bluaj ashpër. I thërrmuar ashpër.
2. fig. Në mënyrë të rreptë e të përgjakshme; pa mëshirë, me egërsi, egër, rreptë. Sulmon (godit) ashpër. Luftoj ashpër. Kundërshtoi ashpër. U soll ashpër. Foli ashpër.
3. fig. Në mënyrë të vrazhdë, me ashpërsi, rëndë. Flas (përgjigjem) ashpër. Sillet ashpër.
4. fig. Në mënyrë të prerë, pa lëshime, rreptë. Dënoi (gjykoi) ashpër. Kritikoj (qortoj) ashpër.
♦ Bluan ashpër (dikush) flet me fjalë të rënda, të ashpra ose jashtë arsyes; bluan trashë; kund. bluan butë.
✱Sin.: ashpërsisht, rreptë, rreptësisht, vrazhdë, vrazhdësisht, egër, egërsisht, trashë, trashësisht, brutalisht.
ASHPËRSÍSHT ndajf. Në mënyrë të ashpër, me ashpërsi; me rreptësi, ashpër, rreptë. Luftoi ashpërsisht. Kritikoj ashpërsisht. Ndëshkoi ashpërsisht.
✱Sin.: ashpër, vrazhdë, vrazhdësisht, rreptë, rreptësisht, egër, egërsisht.
MÚJSHËM ndajf. 1. Duke ushtruar forcë për të arritur diçka vetëm sepse mundet; me sjellje të ashpër, me vrazhdësi, me prepotencë, dhunshëm. Mund të sillet mujshëm. Luan mujshëm. Vepron mujshëm.
2. Me forcë të madhe, rëndshëm, shumë, tepër. Sëmundja vepron mujshëm. Ai punon mujshëm.
✱Sin.: ashpërsisht, vrazhdësisht, dhunshëm, shumë, tepër, rëndë.
VRAZHDËSÍSHT ndajf. Vrazhdë, me vrazhdësi, ashpërsisht. Iu përgjigj vrazhdësisht. E ndërpreu vrazhdësisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë