Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PISHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shandan prej druri a prej metali, ku vendoset një copë pishë e ndezur a diçka tjetër që bën flakë e ndriçon; një copë dru pishe, që ndizet për të bërë dritë (në malësi, natën nëpër rrugë jashtë fshatit a nëpër pyje). Në dritën e pishtarëve. Ecnin me pishtarë në duar.
2. fig., poet. Ai që me idetë e veta përparimtare e me veprimtarinë revolucionare u ndriçon e u hap rrugën masave të gjera të popullit në luftën për liri e pavarësi, për drejtësi shoqërore e përparim; ndriçues, udhërrëfyes. Pishtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar. Pishtarë të përparimit dhe të kulturës. U bë pishtar i arsimit.
✱Sin.: pishak, vravashkë, çirak, flakadan, fener, shandan, udhërrëfyes, ndriçues.
VRAVÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Copë e madhe pishe e ndezur që përdorej për të ndriçuar natën. Ndriçuan rrugën me vravashkë. Bënë dritë me vravashkë.
2. Copë pishe që përdoret për të ndezur zjarrin; copë pishe e ndezur. E ndezi zjarrin me vravashkë.
3. fig. Pishtar; flakadan, ndriçues, udhërrëfyes. Vravashka e lirisë.
✱Sin.: pishtar, flakadan, ndriçues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë