Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHJETËFÍSH ndajf. 1. Dhjetë herë më shumë. Është rritur dhjetëfish. Dhjetëfish më shumë. Shtohet dhjetëfish. Ky produkt është dhjetëfish më i fuqishëm. Një rrogë gati dhjetëfish më e madhe.
2. fig. Shumë më tepër nga ç’ka qenë. Ajo shpikje ishte dhjetëfish vrastare. Piramida shkaktonte dhjetëfish më fort tortura dhe plagë. Por ngjante dhjetëfish e shëmtuar.
GJAKËSÍSHT ndajf. Në mënyrë vrastare; me gjakderdhje, me gjak. Protesta u shtyp gjakësisht.
PIKËLLIMSJÉLLËS,~E mb. Që sjell pikëllim. Kushte pikëllimsjellëse, vrastare.
VRASTÁR,~E mb. 1. Që qëllon mirë; që të vret; që ka forcë të madhe vrasëse. Goditje vrastare. Armë vrastare armë me të cilën është vrarë dikush. Është pushkë (armë) vrastare pushkë e saktë. Fuqia vrastare e plumbit është fuqi e madhe. Nëpër grykë të asaj vrastareje janë marrë jetë njerëzish.
2. fig. Që të shkakton dhembje shpirtërore, që të prek thellë në ndjenja e në sedër, që të lëndon. Vështrim vrastar. Fjalë vrastare. Fjalët dhe sjellja e tij ishin vrastare. Me sytë e tij zhbirilues i hodhi një vështrim vrastar.
✱Sin.: vrasës, mizor, xhelat, shenjëtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë