Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRRMÍM,~I m. 1. Veprimi kur dërrmoj diçka; copëtim. Dërrmimi i plisave.
2. Shkoqje e misrit, e grurit etj. Dërrmimi i misrit.
3. Plagosje nga përplasja, shembje. Dërrmimi i krahut.
4. fig. Dhënia e një goditjeje të fortë shkatërruese, mundja a thyerja keqas e dikujt. Dërrmimi i armikut.
5. fig. Lodhje a dobësim; këputje, rraskapitje. Ndiente një si dërrmim në trup.
6. fig. Tronditje e fortë, vrarje shpirtërore.
✱Sin.: thërrmim, shkoqje, thyerje, këputje, capërlim, plagosje, shembje, lodhje, dobësim, handakosje, rraskapitje, shpartallim, shkatërrim, batërdisje.
VRÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vras a vritem. Vrasje me armë. Vrasje për hakmarrje. Vrasje me të pabesë. Vrasje pa (me) dashje. Vrasje në masë. Bënte vrasje vriste. Shpëtoi nga vrasja. U bë vrasje e madhe u vranë shumë veta, u bë gjak i madh. Vrasja e njerëzve të pafajshëm. Vrasja e kafshëve është e ndaluar me ligj.
2. Pjesa e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme vrasjesh. Vrasje mizore mënyrë e rëndë dhe brutale e kryerjes së vrasjes duke i shkaktuar viktimës dhembje, torturë dhe vuajtje fizike ose psikike. Vrasje e paramenduar vrasje për të cilën autori është menduar dhe e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara; e që është bërë me paramendim. Vrasje në afekt vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore. Vrasje nga pakujdesia vrasje aksidentale. Vrasje pa paramendim vrasjes por e paqëllimshme e një personi tjetër; vrasje për të cilën autori nuk është menduar dhe nuk e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara, por është pasojë e një situate të krijuar aty për aty. Vrasje e privilegjuar konsiderohen si të privilegjuara, ose forma të lehta të vrasjeve. këto tri lloje të vrasjeve: vrasje e kryer në gjendje të afektit mendor, vrasje nga pakujdesia dhe vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
3. Veprimi kur dikush është goditur me diçka dhe ka dëmtuar një pjesë të trupit dhe i është bërë një plagë a vurratë. Vrasja e krahut (dorës, syrit).
3. Veprimi kur është goditur nga vrasa, vrugu dhe është kalbur (për pemët, perimet), etj. Vrasja e mollëve. Vrasja e frutave. Vrasja e gjetheve. Vrasja e perimeve. Vrasja e gjelbërimit.
4. bised. Shtytje e madhe e shumë njerëzve, që e shtrëngojnë keq njeri-tjetrin. Ishte vrasje e madhe. Ishte vrasje për bileta sporti.
5. bised. Çdo rast kur vritet dikush. Numri i vrasjeve.
6. fig. Gjendja kur lëndojmë a pikëllojmë dikë duke e prekur thellë në ndjenja a në sedër a kur lëndohemi e pikëllohemi. Vrasja e shpirtit. Vrasja e ndërgjegjes. Vrasja e mendjes.
✱Sin.: vrasë, vrasi, vrarje, pushkatim, kërdi, kasaphanë, masakër, gjakderdhje, gjakësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë