Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vranët”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MRROLËT

MRRÓLËT (i, e) mb. I vrenjtur, i ngrysur, i vranët.

MUGULLON

MUGULL/ÓNII vep., ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III Mjegullon, mugëton. Koha e vranët duket se ka mugulluar gjithçka.

MURGSHËM

MÚRGSHËM ndajf. Me mot të vrenjtur, vranët.

MUZGËT

MÚZGËT (i, e) mb. 1.vjen si i zi, i errët, i zeshkët.
2. I vrenjtur, i errët, i vranët (për motin, për qiellin etj.). Kohë e muzgët. Qiell i muzgët. Ecte nëpër pyllin e muzgët.
3. fig. I vrenjtur, i zymtë (për njerëzit). Njeri i muzgët. Në atë jetëmuzgët. Sytë e saj ishinmuzgët. Bota po i dukej e muzgët.

NGATH

NGATH vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III 1. Mpin. E ngathiftohtët. Ia ngathi duart akulli. Ia ngathi gjuhën rakia. Ky mot i vranëtngath.
2. E bën dikëngathët, të plogët, e bën që të humbasë shkathtësinë, plogështon; kund. shkath. E ka ngathur rehatia. Dramacitet që t’i ngath ndjenjat.
Sin.: mpij, plogështoj, topis.

PËRVAJTUES
SKARRATINË

SKARRATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Kohë e vranët e me gjëmime. Ditë me skarratinë.

VAGËLLUAR
VAGËT

VÁGËT (i, e) mb. 1. Që nuk ka shumë dritë; që jep dritëzbehtë. Dritë e vagët. Dhomë e vagët. Xixë e vagët. Ndriçim i vagët.
2. fig. Që i mungon qartësia, forca etj.; i errët, jo shumë i qartë; i vagëlluar. Me vështrimvagët. Mendim i vagët. Shpjegim i vagët. Dëshira (shpresa) të vagëta.
Sin.: i mjegullt, i zbehtë, i vranët, i vrenjtur, i paqartë.

VRANCINË

VRANCÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mot i vranët, kohë me mot të vranët, vranësirë. Kanë hy do (disa) vrancinaqiell.

VRANSHËM

VRÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I vrenjtur, i mbuluar me re (për qiellin); i zymtë, i errët për motin kur është me re. Qiell i vranshëm. Mot i vranshëm. Kohë e vranshme.
2. fig. Që është i zymtë, me fytyrëvrenjtur, i ngrysur; pa humor. Me pamjevranshme.
Sin.: i vrenjtur, i vranët, i mrrolur, i zymtë, i errët.

VRANTË

VRÁNTË ndajf. 1. Me mot të vranët; murgshëm, vranshëm. Sot është vrantë.
2. fig. Vranshëm2. Mos më shih vrantë. Na pau vrantë.

VRANËSUR

VRANËSÚR (i, e) 1.është vranësuar; i vrenjtur, i vranët (moti). Qiell (mot) i vranësuar. Ditë e vranësuar.
2. fig. I vrenjtur, i mërrolur, i ngrysur. Me fytyrëvranësuar.
Sin.: i vrenjtur, i vranët, i mërrolur, i ngrysur.

VRANËT

VRÁNËT (i, e) mb. I vrenjtur, i mbuluar me re (për motin, qiellin); kund. i kthjellët. Mot i vranët. Qiell i vranët. Kohë e vranët. Mëngjes i vranët.
2. fig. është i vrenjturfytyrë, i zymtë. Njeri i vranët. Me fytyrëvranët. Me shikimvranët. Me vetullavranëta.
Sin.: i vrenjtur, i vranësuar, i mërrolur, i ngrysur, i zymtë.

VRENJTUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.