Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ULËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i fortë, i zgjatur e therës a si me të qarë i ujkut, i qenit etj. kur ulërin; zhurmë e ngjashme nga disa sende a dukuri. Kush bëhet me ujqër, do nxërë ulërimën (fj. u.). Dëgjohej ulërima e erës.
2. Klithmë e fortë dhe therëse e njeriut (kur ka ndonjë dhembje shumë të madhe etj.); kujë; kryes. sh. britmë e fortë dhe e çjerrë. Ulërimat e fëmijëve.
3. fig. Zhurmë që bëhet për qëllime të caktuara; çirrmë. Vuri ulërimën.
✱Sin.: bulurimë, pallmë, angullimë, angullitje, aullimë, kuisje, cingërimë, ulëritje, vrambullimë, britmë, bërtitje, thirrmë, e thirrur, klithmë, çirrmë, kujë, kukamë, vigmë, vikamë, grahmë, gumëzhimë, uturimë, buçimë.
♦ Ulërimë me thes në kokë! tmerr pas diçkaje të keqe që ka ndodhur, qameti, hata e madhe sa është për të ulëritur e për të vënë kujën; të vësh duart në kokë. Vë ulërimën (dikush) qahet e ankohet shumë për dikë a për diçka; bën shumë zhurmë për diçka, ulërin; vë kujën; jep pallmën; qan me thes në kokë; jep (vë) alarmin; jep (ngre) berihanë.
VRUMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i thellë e i zgjatur si ulërimë, që nxjerrin disa kafshë si ujku, luani etj.; ulërimë. Vrumbullima e luanit. Një lukuni ujqërish si në kor lëshonin një vrumbullimë të stërzgjatur. Vrumbullima e qenit nuk kishte të pushuar.
2. Gumëzhima e bletës. Vrumbullima e bletëve. Vrumbullima e bletëve oshëtinte deri larg.
3. Zhurma e mbytur që bën uji kur përplaset nëpër gurë; buçimë. Vrumbullima e ujit. Vrumbullima e detit. Valët e detit përplaseshin me vrambullimë.
4. Zhurmë e mbytur prej shumë zërash që bëjnë njerëzit, e ngjashme me zhurmën e bletëve, gumëzhinë. Vrambullima e njerëzve. Vrambullima e trurmës. Bënin zhurmë me vrambullimë si vrambullima e bletëve.
✱Sin.: ulërimë, gumëzhimë, buçimë, vrumbullitje, buçitje.
VRUMBULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrumbullit dikush a diçka. Vrumbullitja e luanit frikësonte kafshët që ishin përreth. Vrumbullitja e bletës. Vrumbullitja e lumit. Vrumbullitja e dallgëve të detit. Dëgjohej vrumbullitja e dallgëve. Vrambullitja e njerëzve (e turmës).
2. Vrambullimë.
✱Sin.: ulëritje, ulërimë, gumëzhitje, buçimë, vrumbullimë, buçitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë