Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VRAG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet me vraga, lë shenjë, gjurmë a vijë të thelluar diçka kur rrëshqet mbi tokë a mbi një sipërfaqe. Rruga u vragua nga rrotat e qerres. Rruga e mbuluar me dëborë u vragua nga lëvizja e kalimtarëve.
2. vet. v. III Merr plagë njeriu a kafsha nga goditja a sëmundje, të cilat lënë vijë a gjurmë në lëkurën a në trupin e tyre. Iu vragua lëkura nga plagët që kishte marrë. Iu vragua shpina lopës nga brirët e kaut.
3. fig. Më lë gjurmë diçka që e ndiej, më emocionon dhe e ruaj në kujtesën time gjatë, më lë mbresa. U vragua në shpirt (në zemër). U vragua thellë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë