Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vonoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ERR

ERR vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. E mbaj dikë derisa ta zërë nata. erri nata zuri nata. - Mos më err!
2. E lë dikë pa dritë, errësoj. Retë e errën qiellin. Po ia err dhe atë pak shikim që i ka mbetur. Si muzgu kur err botën.
3. vet. v. III verbon (për dritën e fortë). M’i erri sytë dielli.
4. fig. E bëjmjerë a fatkeq, nxij. Ia erri jetën.
Sin.: vonoj, verboj, errësoj, nxij, mjeroj.

MBAJ

MBAJ vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E shtrëngoj diçka a dikë me dorë ose me anën e një sendi dhe nuk e lë të bjerë, të shkasë, të lëvizë, të ikë etj. Mbaj gotëndorë. E mbajti lapsin me dhëmbë. Mbaj karrigenkrahë. E mban drejt timonin. Mbaj fëmijën për dore (për krahu). E mbante fort e nuk e lëshonte. I mbaj pallton (çadrën) dikujt.

2. Qëndroj duke pasur mbi vete diçka a dikë ose e çoj këtë vetë a me një mjet nga një vend në një tjetër; mbart. E mbajti fëmijën (thesin) në kurriz (në qafë, në krahë). Mbanin ujë me bucela. E mbajti me karrocë (me kamion). Nuk e mban dot vetëm.

3. E kam ose e marr diçka a dikë me vete, s’e ndaj nga vetja për një kohëgjatë; kam; vesh a mbath, përdor si pjesë të veshmbathjes sime, ngjesh pas trupit. Mbante shkop (bastun). Mbaj kartën e identitetit me vete. S’mban gjë nëpër xhepa. Mbante armë. Mban syze. S’mban unaza. Mbanin xhoke me kinda. Mban këpucë me qafa. Mban çorape leshi. Nuk mban kapelë. Mban brez. Mbante rroba pune. Mban mustaqe. E mbaj për (si) kujtim. E mbante djalin gjithnjë pas. I mbajtshshëndet! (ur.)

4. fig. Kam një emër a mbiemër, një titull, një dekoratë etj. Mban mbiemrin e mëparshëm (e burrit). Brigada mban emrin e heroit. Mban disa urdhra e medalje (dekorata). E mbajtshi me nder! (ur.)

5. Ndalvend dikë a diçka, nuk e lë të lëvizë, të ecë a të veprojë më tej, e pengojrrjedhë etj.; ndal, ndaloj; pengoj, vonoj. Shoferi e mbajti makinën te sheshi. Mbaje kalin (qenin)! Më mbajti pakrrugë. E mbajti me fjalë. E mbajtikëmbë. E mbajtën me zor. E mbajtën për darkë. S’e mbajti njeri, vetë qëndroi. Nuk po ju mbajgjatë. E mbajti vrapinoborr. Mbaj këmbët (hapin) ndalem. Mbaj frymën ndal frymëmarrjen. Mbaje dorën! mos qëllo!

6. E përmbaj diçka e nuk e lë të shfaqet a të shpërthejë; ndrydhveten time (një ndjenjë etj.); e fsheh diçka, nuk e tregoj, nuk e shfaq. Mbaj teshtimën. Mezi i mbajti lotët. E mbajti të qeshurën (gazin). E mbajti zemërimin. Mbaj gjakftohtësinë. E mbaj zemër (në shpirt). E mban përbrenda. E mbajfshehtë. S’mban gjë ai.

7. vet. v. III I lidh e i rrit kokrrat derisa piqen, nuk i bien kokrrat (për një pemë). Kjo mollë nuk i mban kokrrat.

8. E rritvoglin a pjellënbark deri sa lind, nuk e dështon (për njerëzit dhe për kafshët). Nuk e mbajti fëmijën, bëri abort spontan. Nuk e mbajti lopa viçin, e dështoi.

9. jokal., vet. v. III Mbarset, ndërzehet (për kafshët). Nuk mbajti lopa.

10. Marr, pranoj diçka nga dikush. Nuk ia mbajti dhuratat (peshqeshin). Mbajti për vete vetëm gjysmat, të tjerat ua dha shokëve.

11. E ndal dikë, nuk e lë të kthehetvendin a në familjen e vet, nuk e lë të ikë; e detyroj dikëqëndrojë në një vend a në një gjendjecaktuar; e ndal diçka, nuk e jap, nuk ia kthej diçkazotit. I mbajtën peng dy fëmijë. E mbajtën tre muajspital. E mbajtën pesë vjetburg. I mbajti dyqind lekëshumë. S’më mbajti asgjë. S’të mban gjë çfarë ka e jep. Nuk mban gjë (dikush) flet për çdo gjë që di ose që ndien.

12. E bëjqëndrojë diçka në një gjendje a në një drejtim që i kam dhënë. E mban trupin (shtatin) drejt. E mbante kokën përpjetë. I mbajnë krahët hapur (shtrirë, varur). I mban sytë poshtë (ulur). E mbante gojën mbyllur (kyçur). I mban dritaret hapur.

13. zakon. v. III Është mbështetje për diçka, shërbendiçkaqëndrojë në një gjendjecaktuar, të mos rrëzohet, të mos çahet etj.; i qëndron një force, një peshe, një goditjeje etj., e përballon; nuk thyhet a nuk këputet; është i fortë a i qëndrueshëm, ështëgjendjemirë (edhe fig.). Çatinë e mbajnë trarët. Urën e mbajnë këmbëzat (qemerët). Peshën kryesorendërtesës e mbajnë shtyllat. Frontin e mbajtën pesë divizione. Nuk e mbanin këmbët (gjunjët). Si e mban gjithë atë peshë! Ky litar (pe, tel, tra) nuk mban. Kjo fuçi nuk mban ujë (nuk e mban ujin).

14. fig. I siguroj jetesën dikujt, e ushqej dhe e rrit me të ardhurat e mia, kujdesem për dikë; ushqej. Mban pleqtë (fëmijët, shtëpinë). I mbante me bukë. E mbajti gjallë. E mbanpëllëmbëdorës (me të gjithamirat). E mban babai. I mban i biri (e bija). Na mban puna (toka). E mban shteti me ndihma. E mbajnë me bursë.

15. E ruaj ose e lë diçka për një farë kohe në një gjendjecaktuar; e trajtoj dikë në një mënyrëcaktuar ose e lë në një gjendjecaktuar. E mbanngrohtë gjellën. Kjo sobë e mban nxehtësinë. Kjo tokë nuk e mban ujin (lagështirën). I mban mirë rrobat. E mban pastër shtëpinë. I mban keq fletoret. I mbante mirë (keq) fëmijët. E mbante me hatër.

16. E fut diçka në një vend a në një lëndëcaktuar dhe e lë atje për disa kohë, e vë diku përkohësisht. E mbajnë mishinfrigorifer. E mbaj birrën në akull. E mbajmë djathinshëllirë. E mbante koburenxhep (nën jastëk). E mbandollap (në shishe). I mban paratëarkën e kursimit. Mbaj mënjanë. E mbante fshehur (në shtëpi).

17. Rrit kafshë a shpendë; kam mbjellë pemë, bimë etj. e kujdesem për to. Mban pula (rosa, derra, lepuj). Mban bletë. Mban mollë (rrush, fiq, kumbulla). E mban për damaz.

18. bised. Zotëroj diçka që e përdor për tregti ose për një veprimtari tjetër; vë në shitje a në qarkullim, shes. Mbante një hotel (një han, një pijetore). Mbante një dyqan. Mbante një gazetë. Mban verëmirë. Nuk mbajnë pije alkoolike. Kjo librari mban edhe sende shkollore.

19. E ngarkoj dikëkryejë një punë a detyrëcaktuar në një ndërmarrje a institucion. E mbajtënkompani si ekonomist.

20. E marr ose e pranoj dikështëpi a në punë për një shërbim a qëllimcaktuar, kam. Mbante qiraxhinjshtëpi. Mbanin shërbëtorë (hyzmeqarë).

21. Bëj gati diçka për një punë, e shtrij, e hap etj. Mbaje thesin, të të hedh miellin! Mbaje shishen, të të hedh verën! Mbanin çarçafin për të shkundur manat.

22. E lë dikëvijojë punën ose të kryejë një detyrëcaktuar, nuk e largoj, nuk e heq. Disa vetë i mbajtënlaboratorin qendror. Pjesën më të madhepunëtorëve e mbajtënperimore, të tjerët i dërguanpemishte.

23. fig. E quaj, e vlerësoj, e çmoj dikë a diçka për një tipar a cilësicaktuar; e kujtoj për të tillë, e pandeh. E mbante për të mençur (për budalla). E mbanin për trim (për frikacak). E mbanin për nxënësin më të zgjuar. E mbajnë për mjekun më të aftë. E mban veten (si) të ditur. E mbajnë veten farefis (të afërt) me të. E mbajnë si romanin më të mirëkohës sonë. Për kë më mban ti mua? E mbanim për të mirë, po doli i keq.

24. Zbatoj disa rregullacaktuaramënyrën e jetesës, në punë etj., bëj siç kërkohet; i vë vetes kufi në të ngrënë e në të pirë sipas disa kërkesave e porosive. I mbangjitha rregullat. Mbaj porositë (këshillat) e dikujt. Mban pehriz (dietë). S’mbantekremte. Mbajnë kreshmë. Mbajnë Ramazan.

25. fig. I qëndroj besnik fjalëskam dhënë ose zotimit që kam marrë. E mbaj fjalën (zotimin). E mbajti besën si burrat.

26. edhe jokal. Eci ose shkoj në një drejtimcaktuar, i bie; nisem. Mbaj krahun (nga e djathta). Mbaj drejtimin. Ia mbajtën drejt (djathtas, majtas, nga lindja, nga jugu). Mbaja bregut e bregut! Ia mbajti për në Durrës. Ia mbajti me të katra. Nga po ia mban? Nuk dinë nga t’ia mbajnë.

27. Përqendroj sytë, mendjen etj. në një drejtim ose në një vend. Vështrimin e mbante nga rruga (nga dera). Aty e mbante mendjen.

28. Lexoj një leksion, një raport etj.; flas për diçka. Mbajti një ligjëratë (një fjalim, një kumtesë, një bisedë). Mbajti raportin. Mban leksionefakultet.

29. Bëj, organizoj një mbledhje etj.; zhvilloj. Mbajtën një mbledhje (një konferencë, një kongres).

30. Shkruaj diçka; kam e përdor diçka për një punë. Mbaj shënime. Mbaj ditar. Mbajnë dosjeveçanta për çdo çështje. Mbaj protokollin

31. Zë (radhën), rri (në radhë); edhe fig. zë një vendcaktuar (në një radhë, në një renditje a në një shkallëzim). Mbaj radhën. Mban vendin e parë. Mban rolin kryesor.

32. edhe fig. Kam; ruaj. Secili mban vendin e tij. Mbajnë marrëdhëniemira. Mbaj lidhjerregullta me dikë. E mbajnë miqësinë. Mbaj qetësi. Mbaj rregullin. Mbaj një minutë heshtje (zi). Mban qëndrimmirë. Mban përgjegjësi. I mbajmë shpresat lart.

33. bised. Qëlloj dikë a diçka me armë ose me një send tjetër; shënoj me armë përpara se të qëlloj, marr nishan. Ia mbajti me pushkë (me dyfek). Ia mbajti me pëllëmbë. Ia mbajtikokë (në luleballit). Mbaja pakposhtë (më lart)!

34. Duroj. Nuk e mban rakinë. Nuk mban shaka. Si e mban atë turp? Mban shumë ai.

35. edhe fig. Kam një erë të caktuar, më vjen era; bie erë, kundërmon. Mban erë parfum. Shtëpia mban erë peshk. Dhoma mban erë myk. Mban erë të mirë (të keqe). I mban erë goja. Mban erë formalizëm (burokratizëm) ka formalizëm (burokratizëm).

36. bised. Kërkoj një shumëcaktuar parash për diçkadua ta shes. Sa e mbante? E mbante lirë (shtrenjtë).

37. vet. v. III bënjesh i ngopur e me energji për një kohëgjatë. Mishimban. Kosi (gjiza) nuk të mban shumë.

38. jokal., vet. v. III Zgjatkohë, vazhdon (një punë, një udhëtim, një dukuri etj.); rron, qëndron (për veshmbathjet, orenditë etj.). Sa mbajti mbledhja? Shfaqja nuk mbajti shumë. Mbajti deri vonë. Rruga mbajti dy orë. Shiu mbajti gjithë ditën. Dasma mbante një javë. Mbajnë shumë këto këpucë. Mbajnë edhe ca kohë.

39. bised., vet. v. III Nxë, merr. Shishja mban një litër. Ena s’mbante shumë gjellë.

40. muz. Shoqëroj me zë të dytë ose me iso, ia kthej; shoqëroj dikëhedh valle. Njëri ia merr e tjetri ia mban. Ia mbante vallen. Mbajmë avaz mbajmë iso. Mbajmë kaba mbajmë iso. Mbajmë zënë mbajmë ison.

41. E bëj dikëpresë a të durojë (me premtime, me shpresa etj.) sa për të fituar kohë; vet. v. III ka ende, nuk e ka lënë (shpresa etj.). E mbajti me shpresa (me fjalë, me gënjeshtra). E mbajti me kurajë. E mban shpresa ka ende shpresë, shpreson.

42. bised., vet. v. III Bën (për kohën, zakonisht kur bën kohë e mirë a e përshtatshme për punët bujqësore). Mbajti mirë (butë) koha. Nuk ka mbajtur këtë javë (këtë vit). Ka mbajtur dimër (behar) sivjet.

Sin.: mbart, kam, ruaj, përdor, zotëroj, përmbaj, duroj, pranoj, vë, ngre, qëndroj, marr, vesh, ndaloj, ushqej, rrit, quaj, vlerësoj, kujtoj, pandeh, përmbahem, zbatoj, rri, shkoj, përqendroj, zhvilloj, trajtoj, zë, kundërmon, shes, zgjat, rron, shkon, vazhdon, vijon, nxë, bën, lë qëlloj, kam, ruaj.

Nuk ia mban bised. nuk ka guxim për të bërë diçka a për t’i dalë zot një pune; ka frikë. S’kam nga t’ia mbaj s’di si t’ia bëj që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një vështirësi etj.; s’di a s’kam ç’të bëj; jam në një gjendjerëndë e nuk dal dot prej saj; s’i gjej majë vetes. E mbaj *afër (dikë). Mban *anë (dikush). I mbaj *anën (dikujt). I mban *avazin (dikujt). Nuk mban *baltëvesh (dikush). Nuk i mban *barku (dikujt). Nuk mban gjë në *bark (dikush). I mban *bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt) mospërf. S’mban s’ha (s’ha) *bodec (dikush). Aq sa mban *bryma. S’ia mban *bytha (dikujt) tall. vulg. E mban pas *bythe (dikë) përb. vulg. Mban *dizgjinët (dikush). Mbaj *dorën. Ia mbaj *dorën (dikujt). Mbaj në *dorë (diçka). E mbaj nëpër duar (diçka). S’e mban *dheu (toka) (diçka). Ma mbajtën *dhëmbët (diçka). Mban (bie, vjen) *erë (diçka). I mbaj (i marr) *erë (diçkaje). E mbajti në *errësirë (dikë a diçka). E mban *fjalën (dikush). Mban *flamurin (dikush). Mban *frerët (dikush). E mbaj në *fre (dikë). Mbaj *frymën. E mbajti *frymën (diku). Sa për të mbajtur *frymën. Mbaj *gojën! E mban në *gojë (dikë a diçka). E mban (e merr) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mban (e ka) në *grusht (dikë). mban *të gjallë (dikush a diçka). E mbaj *të gjallë (dikë a diçka). S’mban *gjë (dikush). Nuk më mbajnë *gjunjët. Mban *hatër (dikush). E mbaj me *hatër (dikë). I mbaj *inat (mëri) (dikujt). I mban *ison (i bën iso) (dikujt). E mbaj nën *jastëk (diçka). S’e mban (s’e ngre) *kandari (diçka). S’i kam mbajtur *kandilin (dikujt). S’mban *kapistër (dikush). Mbaj *këmbët. Nuk më mbajnë *këmbët. E mbaj më *këmbë (dikë a diçka). E mbaj te *këndi (dikë). Ma mban (ma ka) *këngë (dikush). E mbaj (e ruaj) me *kimet (dikë). Mbaj (marr) *krahun (e dikujt). Mbaj *kreshmë shak. I mban *kuleta (dikujt). E mban mbi *kurriz (në shpinë) (dikë). mban *kurrizi (shpina) (dikujt). E mbaj *larg (dikë). E mban *lart (dikush). E mban nën *lëkurë (diçka). Nuk ma mban *lëkura (diçka). I mban *lëkura (dikujt). E mban me *limon (dikë). E mbaj si e mbaj (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër; e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër) (dikë); kokën (kryet) (për dikë). Mbaj *mend. E mbaj në *mend (diçka). Mbaj *mendjen! E mban *mendjen (te dikush a te diçka). mban *mendja (për diçka a te dikush). E mbaj *të ndezur (ndezur) (diçka). S’më mban *ngrohtë (dikush). Mban *pajë (dikush). I mbaj *pajë (dikujt). E mbaj (e kam) *parasysh (diçka). Mbaj *pehriz. E mbaj me *petulla (dikë). E mbaj *përbrenda (diçka). S’i kam mbajtur *pishën (dikujt). E mbaj *pranë (dikë). S’e mban *qielli (diçka). Mbaj *Ramazan shak. S’mban *rend (dikush). I mban *samari (dikujt) tall. Mban (bën) *sehir (dikush) keq. E mban (e ka marrë) nën *sqetull (dikë a diçka). E mban mbi *supe (diçka). I mbaj *sytë (nga dikush a nga diçka). E mban *syrin (një sy) (në diçka). E mban në *shenjë (dikë a diçka). E mbajtsh me *shëndet! iron. Mbaj (marr) *shënim (për diçka) libr. E mban mbi *shpatulla (diçka). S’ma mbajnë *shpatullat (diçka). mban shpina (*kurrizi) (diçka). Sa për të mbajtur *shpirtin. Nuk ia mbaj dot *shpirtin (dikujt). S’më mban *toka (dheu). E mban mbi *trup (diçka). Mbaj *udhën! Mbaj *vendin! keq. E mbaj (e mbërthej, e gozhdoj) në *vend (dikë). S’më mban *vendi. Mbaj *vesh. I mbaj *vesh (dikujt a diçkaje). E mbaj *veten. Mban (ka) *vlagë (dikush). E mbajti (e ndali, e la) *vrapin (diku). Ia mbaj (ia ruaj) në *xhep (dikujt). Nuk ma mban *xhepi. E mbaj në *zemër (dikë a diçka). I mban *zërin (dikujt).

MBODHIS

MBODHÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Vonoj; pengoj. Plakut ia mbodhisën drekën.

MËNOJ

MËN/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. jokal. Bëhem vonë, vonoj, përmënoj. - Mos mënoshkojmështëpi. - Mos mëno, vish opingat e nisu! - Pse mënove? E drejta mënon, po nuk harron. (fj. u.).
2. kal. E bëjvonohet, e vonoj dikë; e lë a e shtyj diçka për më vonë. - Mos më mëno! E mënoi nisjen.
Sin.: vonoj, përmënoj, shtyj.

PLAK

PLAK vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj plak; e bëjduket i shkuarmoshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet. Halli plak njerinë. (fj. u.).
2. bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.
3. fig., bised. E vonoj, e bëjpresë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.
Sin.: mplak, vjetroj, moshoj, plakarec, plakaris, lashtoj, thinj, vonoj, ngrys.

PËRMËNOJ

PËRMËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., jokal. Vonoj pak, mënoj. Nuk përmënoi fare.

QELL

QELL vep., ~A, ~UR kal., bised. Vonoj. Na e qelli kafenë.

RRAMITEM

RRAMÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Marrshumë kohë sesa është e nevojshme për të bërë diçka; bëj diçka me ritëmngadaltë. U rramit gjithë pasdites dhe nuk e kreu punën që i ngarkuam.
Sin.: zvarrit, vonoj.

RREK

RREK vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. E rreku gjersa ia dha. E rreku me fjalë.
2. Merrem me dikë për ta qetësuar a për të kaluar kohën. E rreku me muhabet. Rrekte fëmijët të mos qanin.
3. Vonoj. Ia rreku borxhin.
Sin.: lodh, mërzis.

SJELL

SJÉLLІ vep., SÓLLA, SJÉLLË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e vë dikuafër, bie; e mbart dikush nga larg dhe e bievendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. Solli plaçkatshtëpi. Solli orendireja. Na sollën veglat e punës. Sollën ujinfshat. Më sill pak ujë!
2. Marr e bie dikë a diçka me vete; bie; kund. shpie, çoj. Solli një letërkishte marrë. Kur erdhishtëpi, solli edhe djalin. Këtë trungun e solli uji.
3. Vij dhe bëjditur; vij e njoftoj diçka nga ana e një tjetri, bie një lajm a diçka tjetër; bie; kund. dërgoj, çoj, shpie. Solli një lajmmirë. Na solli shumë lajmereja. Na sollifala. Nuk i solli përgjigje. Sjell mendimet e masës. Ka sjellë zërin e klasës punëtore.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e nxjerr atje ku dua, e bie (bisedën, fjalën). Solli shumë prova. E kishte sjellë si shembull. E sillte fjalën te prindërit.
5. Bëj që të vijë diçka si rrjedhim a si pasojë, shkaktoj. Kjo pijasjell gjumë. Retë e zeza sjellin shi. Kjo qasje e re na sjell pengesa për realizimin e projektit. Ardhja e fëmijëve i solli shumë kënaqësi. Ky lajm i trishtueshëm sikur i pati sjelle vdekjen. Ndryshimi i itinerarit sjell me vete problematikandryshme.
6. fig. I siguroj a i dhuroj dikujt diçkakërkon përpjekje e luftë për t'u arritur. Lajmi i shumëpritur i solli lirinë. Dy golat e fundit u sollën fitoren.
7. E bie diçka deri në një cak a përfundim; e bëj një punë a diçka deri në një pjesë. E solli gjergjysmë punën, pastaj e la. E ka sjellë në minutën e fundit porosinë. E sillte në të mbaruar kripën kamerieri, atëherë kur nuk duhej. Deri atje e kishin sjellë studiuesit paraardhës.
8. E bëj dikë a diçkajetë a të vijë në një gjendjecaktuar (të mirë a të keqe). E sollivete duke i folur (në udhëmbarë). E sillteqejf. E ka sjellë punënvijë me ato që ka bërë (në rregull). Ai e sollikëtë gjendje (në këtë ditë). Ja ku e solli kokëfortësia (mendjemadhësia, pakujdesia)!
9. E tërheq dikë për të ardhur në një vend; e bëjvijë a të kthehet diku. E solli malli për fshatin (për vendlindjen). Ç'e solli këtu?
10. vet. v. III Bën që të vijë a të ndodhë rastësisht ose pa e pritur e pa e kërkuar; më detyronshkoj diku. E solli koha (rasti). E solli puna (nevoja). E solli hera (fati).
11. E vë të punojë në një organ drejtues a i jap një pozitë drejtuese; e pranoj në një institucion, organizatë etj. E sollënfuqi (në pushtet). Sollën profesionistërinjinstitucion.
12. I kthej njërën anë diçkaje ose e kthej nga njëra anë; i paraqit njërën anë; drejtoj. I solli fytyrën (kurrizin) diellit. E solli përmbys. Sille nga ana tjetër! Mos i sill sytë nga rruga! Sille kokën prapa!
13. bised. E shqep një rrobë dhe e qep nga faqja tjetër, kthej. Solli pallton (pantallonat).
14. E bëj që të vijë rrotull a të ecë përqark; rrotulloj. Sjell rrotën. E sjell rrotull. E kishte sjellë përqark shtëpisë.
15. fig., bised. Nuk ia mbaroj një punë dikujt dhe ia zvarrit për një kohëgjatë; e vonoj dikë, e sorollat. E solli ditëtëra kot. Mos i sill njerëzit! Po i sjell poshtë e përpjetë (rrugëve).
16. Ringjallkujtesë. Sjell ndër mend kujtoj. E sollihatër, bised. e kujtoi, e sollikujtesë. Ia solli ndër mend, ia kujtoi.
Sin.: rrotulloj, end, bëj.
E sjell *anepërqark (dikë). E sjell (e vë) në *binarë (dikë). Sjell të *çara (në diçka). E solli (e vuri në (për) *fije (diçka). Ma solli te *hunda (dikush). E sjell (e bie) në *jetë (dikë). E solli (e pruri) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E solli (e pruri) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. E solli në *kut (diçka). E sjell ndër* mend (dikë a diçka). E sjell në *mendje (dikë a diçka). E sjell në *rreth (dike a diçka). Ia sjell mendjen *rrotull (dikujt). Ia sjell mendjen *vërdallë (dikujt). Ia sjell (ia bie, ia hedh) *rrotull (dikujt). E sjell *rrotull (dikë). Ma solli në *shteg (dikë a diçka). Të sjellçin me *tabut! mallk. E sjell në *terezi (dikë a diçka). E sjell në *vete (dikë). E sjell *vërdallë (dikë). E solli (e vuri) në *vijë (dikë a diçka).

TARNANIS

TARNANÍS vep., ~A, ~UR kal. Vonoj dikë; nuk bëj diçkakohën e duhur. Mos e tarnanis! Na tarnanisi, u err. E tarnanisi punën.

TORORIS

TORORÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Hedh a pres foshnjën vogël nëpër duar për ta gëzuar dhe për ta ledhatuar, ose diçka tjetër për të luajtur me të. Tororis djalin (vajzën). Tororis mollën (topin).
2. foshnjëngjumë duke i kënduar ninulla e duke e përkundur.
3. fig. Sorollat kot dikë; e vonoj dikë duke e mbajtur me fjalë. Mos e tororis, të gjorin.
4. Zgjat a zvarrit shumë një punë. E ka ves që i tororis punët.

VAJAT

VAJÁT vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Përtoj; punoj përtueshëm; shumë ngadalë, mënoj, vonoj. Vajat shumëpunë.
2. kal. E vonoj dikë a diçka, e bëjvonohet; e lë a e shtyj diçka për më vonë. E vajati punën Mos e vajat. Na vajati gjithë ditën. E vajati nisjen.
Sin.: zvarrit, shtyj.

VARRAKAT

VARRAKÁT (VARRAKÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E zgjat shumë kohën gjatëcilës bëhet një punë a kryhet diçka, e vonoj përfundimin e saj, e zvarrit, e mbaj nëpër duar për një kohëgjatë pa e përfunduar, e shtyj më sot, më nesër. I varrakat punët. E varrakati dasmën. Nuk i varrakat punët. E varrakati projektin për një kohëgjatë.
Sin.: zgjat, tororis, vonoj, zhargit, zhargoj.

VONIM

VONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vonoj a vonohem. Vonimi për në (shkollë) punë. Shkaqet (arsyet) e vonimit. Veproi pa vonim. E gjeti pa vonim. Kërkoi ndjesë për vonimin. Vonimi i pagesës. Ta mbarosh pa vonim!
2. Vonesë. Veproi pa vonim. E gjeti pa vonim. Kërkoi ndjesë për vonimin.
3. Shfaqja me vonesë (për dukuri); pjekja me vonesë (për pemët, bimët). Vonimi i vjeshtës. Vonimi i pjekjes së (frutave) rrushit. Vonimi i bereqeteve.
Sin.: vonesë, mënesë, përmënim, rrekje, mbodhi, pengesë.

VONOHEM

VON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Vij pas kohëscaktuar a pas kohëszakonshme; fillojbëj diçka me vonesë, jo në kohën e duhur; qëndroj një kohëgjatë pa nisurveproj a të zbatoj diçkaduhej ta kisha filluar. U vonua letra. U vonua treni. U vonova një orë. U vonua me (pa) arsye. Mos u vono! U vonua shumë.
2. vet. v. III Shfaqet vonë, arrin vonë (për dukuri etj.); piqet, bëhet vonë (për pemët, bimët). U vonua vjeshta. U vonua rrushi sivjet.
Sin.: mënohem, vonoj, harrohem, tororisem, përmënohem, qellem, ngalem.

ZGJAT

ZGJAT (ZGJAS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëjgjatë a më të gjatë diçka, duke i shtuar ndonjë pjesë tjetër, duke e tërhequr a duke e shtrirë etj., zgjatoj; kund. shkurtoj. Zgjat rripin (telin). Zgjat fustanin (fundin, mëngët). Zgjat vijën (diagonalen, mesoren) (mat.). Zgjat rrugën (hekurudhën, trasenë). Zgjat hapin.
2. kal. Shtrij diçka në një drejtimcaktuar ose e afrojdrejtimdikujt a të diçkaje tjetër. Zgjati kokën. I zgjati dorën (litarin). I zgjati gotën (shishen, cigaret, shkrepësen, letrën, telegramin, librin). Rënkoi lehtë e zgjati këmbët nga zjarri që t'i shmpinte pak. Zgjati shkopin drejt hartës. Ha dhe e dorën tjetrit mos ia zgjat. (fj. u.). Më mirë torbën e të mbledhësh, se të zgjatësh dorën e të vjedhësh. (fj. u.).
3. kal. diçkabëhet e gjatë a më e gjatë. Ia zgjati flokët vajzës. Ia zgjatën lastarët hardhisë.
4. kal. Shtyj kohën, gjatëcilës bëhet diçka, e shtoj kohën dhe e vijoj diçka më tej; shtyj më tej a vonoj përfundimin e diçkaje, zvarrit. E zgjati afatin. E zgjati punën (lejen, diskutimin). I zgjati jetën. I zgjati ditët. E zgjati gjendjen e jashtëzakonshme. Zgjat zërin (zanoren). - Ç'e zgjat? - Ç'ta zgjat? Pa e zgjatur. Ia zgjat dikujt (edhe moh.) nuk ia prish qejfin, e merr me të mirë. S'e zgjati më. E zgjati me sot e me nesër. E ka zgjatur shumë me të. Nuk ia zgjati nuk u muar shumë me të, ia preu shkurt. - Mos ia zgjat! prija shkurt! Zgjat, ta zgjatim lojën, të kalojmë kohën. (fj. u.).
5. jokal., vet. v. III Vijon pa ndërprerje për një kohëcaktuar; kalon një kohë, gjatëcilës kryhet diçka. Pritja zgjati një orë. Udhëtimi zgjati shumë. Shiu zgjati tërë natën. Kjo punë (kjo gjendje) zgjati me vite. Dasma zgjati deri në të gdhirë. Heshtja zgjati disa minuta. - Sa zgjat shfaqja? Ndërtimi zgjati deridimër. Dita dhe nata zgjatin njëzet e katër orë. Nuk zgjati shumë dhe vdiq.
6. jokal., vet. v. III Bëhet më e gjatë, zgjatohet (për kohën). - Sipas hesapit tim kjo punë zgjat edhe nja dy javë, se nuk është aq e lehtë. Hyri dimri, zgjati nata, erdhi vera, zgjati dita. (fj. u.).
Sin.: zgjatoj, ngjat, ngjatoj, ndej, shtoj, shtrij, hap, largoj, çoj, jap, zvarris, shtyj, vazhdon, çon, mban.
Zgjati (shtriu) *dorën (duart) (dikush). I zgjati (i shtriu, i ndehu) *dorën (dikujt). Zgjat *gishtrinjtë (dikush). I zgjat *degën e ullirit (dikujt). Ia ka zgjatur *gunën (dikujt) keq. E ka zgjatur *gjuhën (dikush). Zgjat *hundët (dikush). I zgjati *jetën (dikujt a diçkaje). Zgjati (shtriu) *krahët (dikush). Zgjat *kthetrat (dikush) keq. E zgjat (e trash) *muhabetin (me dikë). I zgjati (i shtriu) *qafën (dikujt) përb. Zgjat *thonjtë (dikush) keq. Zgjat *veshët (dikush). Ia zgjat *veshët (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.