Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vonake”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VONAK

VONÁK,~EI mb. 1. Që çel vonë ose më vonë se zogjtë e tjerështruar në të njëjtën kohë; që ka lindur vonë (zakonisht për zogjtë e pulave a për të vegjlit e kafshëve); i vonë. Zogj vonakë. Qengja vonakë. Pjellë vonake.
2. Që e zë dimri pa i dalë pendët (për zogjtë, shpendët); që niskëndojë vonë (për gjelin). Nuk u kanë dalë pendët atyre zogjve vonakë. Është gjel vonak nuk ka nisëkëndojë.
3. piqet vonë, që është i vonë (për disa fruta). Fik vonak. Gështenjë vonake.
4. Që ka lindur vonë (për fëmijën më të vogëlprindërve). Ai është djali vonak i pleqve.
Sin.: i vonshëm, i vonë.

VONAK

VONÁK,~EII mb. Që i kap gjërat me vonesë, që nuk është i aftë t’i kap e t’i kuptojë menjëherë a shpejt; që reagon ngadalë; që nuk është i zgjuar. Njeri vonak. Grua vonake. S’e mora vesh menjëherë, se jam bukur vonak.
Sin.: i mefshtë, i qullët, i plogët, mendjeplogët.

VONAÇAKE

VONAÇÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vonake.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.