Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROSHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Goditje elektrike me voltazh të lartë kryesisht në tru që përdoret si trajtim mjekësor, por edhe për të shkaktuar dhimbje ose si mjet ekzekutimi. Si funksionon terapia me elektroshok. Elektroshoku kundër qelizave kancerogjene. Tortura me elektroshok, më e rënda që ka bërë regjimi. Elektroshoku konsiderohet armë dhe ndalohet shitja e paautorizuar e tij.
TENSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Trysni e gazit; të qenët e diçkaje në gjendje shtypjeje ose tendosjeje; forca a madhësia e kësaj shtypjeje ose tendosjeje; voltazh. Tension sipërfaqësor. Tension i madh (i vogël). Tensioni i avullit (i gazit) forcë që ushtron avulli (a gazi) mbi të gjitha pikat e enës ku ndodhet, forca që ushtron ai mbi sipërfaqen e enës. Forca të tensionit. Është në gjendje tensioni.
2. elektr. Forca që vepron në elektronet dhe i vë ato në lëvizje në një drejtim të caktuar; puna që bëhet për të zhvendosur njësinë e ngarkesës elektrike nga një pikë në një tjetër, forcë elektrike që matet me volt; prania e kësaj force në një trup; voltazh. Tension i lartë tension më i madh se 250 volt. Tension i ulët tension më i vogël se 250 volt. Tensioni i linjës tension midis dy përçuesve të linjës. Tensioni i fazës tensioni midis fillimit dhe mbarimit të çdo faze. Tensioni i prekjes tension, në të cilin ndodhet njeriu që ka prekur një përcjellës me rrymë. Linja e tensionit të lartë (të ulët). Shtyllat e tensionit. Ndryshuesi i tensionit. Ra (u ul, u ngrit) tensioni. Ra (është) nën tension kalon tensioni nëpër të. Radio për të dy tensionet. Tensioni i baterisë voltazh i saj.
3. mjek. Presion që gjaku ushtron brenda arterieve; fuqi, me të cilën enët e gjakut e shtyjnë atë në të gjitha pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Tension i lartë arterial hipertension. Tension i ulët arterial hipotension. Tension nervor stres. Aparat tensioni. Aparat për matjen e tensionit tensiometër. Iu ngrit (i hipi, iu ul, i zbriti, i ndryshoi) tensioni. I mat tensionin. Vuan (është i sëmurë) nga tensioni.
4. fig. Përqendrim i madh i forcave mendore e fizike, i vëmendjes e i kujdesit kur kryejmë një punë, kur plotësojmë diçka etj.; gjendje mendore ose emocionale e ngarkuar. Punë me tension. Ra tensioni i punës. Punon me tension.
5. fig. Gjendje e dikujt që është i tendosur, i nervozuar; shqetësim i madh, tendosje nervore. Tension mendor. Në gjendje tensioni.
6. fig. Gjendje e nderë midis dy njerëzve, dy grupeve, dy partive, dy palëve, dy shteteve, acarim marrëdhëniesh ndërmjet tyre; krizë, antagonizëm, përplasje, ftohje, sherr, mosmarrëveshje. Tensione diplomatike. Tension ndërkombëtar. Tension politik. Rritet tensioni ndërmjet dy shteteve. Gjendje tensioni. Ka tension. Ngrihet (ulet) tensioni.
✱Sin.: shtypje, tendosje, voltazh, presion, shqetësim, tendosje, acarim, krizë, antagonizëm, përplasje, ftohje, sherr, mosmarrëveshje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë