Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIOELEKTRICITÉT,~I m., libr. Potencial elektrik dhe rrymë elektrike që prodhohet ose shfaqet në qeniet e gjalla; elektrofiziologji. Ndryshimet në bioelektricitet. Proceset e bioelektricitetit. Njohuritë mbi bioelektricitetin. Zbulimi i bioelektricitetit. Trupi i njeriut gjeneron më shumë bioelektricitet sesa një bateri 120 volt.
ELEKTRON-VÓLT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matëse e energjisë në fizikën atomike e barabartë me energjinë lëvizore të një elektroni që kalon nga një pikë në tjetrën dhe ka një fuqi më të madhe se 1 volt (simboli eV). Energjia e fituar në njësi elektron-volt. Ngjarja goditi detektorët sipërfaqësorë me një energji prej 244 elektron-voltësh.
TENSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Trysni e gazit; të qenët e diçkaje në gjendje shtypjeje ose tendosjeje; forca a madhësia e kësaj shtypjeje ose tendosjeje; voltazh. Tension sipërfaqësor. Tension i madh (i vogël). Tensioni i avullit (i gazit) forcë që ushtron avulli (a gazi) mbi të gjitha pikat e enës ku ndodhet, forca që ushtron ai mbi sipërfaqen e enës. Forca të tensionit. Është në gjendje tensioni.
2. elektr. Forca që vepron në elektronet dhe i vë ato në lëvizje në një drejtim të caktuar; puna që bëhet për të zhvendosur njësinë e ngarkesës elektrike nga një pikë në një tjetër, forcë elektrike që matet me volt; prania e kësaj force në një trup; voltazh. Tension i lartë tension më i madh se 250 volt. Tension i ulët tension më i vogël se 250 volt. Tensioni i linjës tension midis dy përçuesve të linjës. Tensioni i fazës tensioni midis fillimit dhe mbarimit të çdo faze. Tensioni i prekjes tension, në të cilin ndodhet njeriu që ka prekur një përcjellës me rrymë. Linja e tensionit të lartë (të ulët). Shtyllat e tensionit. Ndryshuesi i tensionit. Ra (u ul, u ngrit) tensioni. Ra (është) nën tension kalon tensioni nëpër të. Radio për të dy tensionet. Tensioni i baterisë voltazh i saj.
3. mjek. Presion që gjaku ushtron brenda arterieve; fuqi, me të cilën enët e gjakut e shtyjnë atë në të gjitha pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Tension i lartë arterial hipertension. Tension i ulët arterial hipotension. Tension nervor stres. Aparat tensioni. Aparat për matjen e tensionit tensiometër. Iu ngrit (i hipi, iu ul, i zbriti, i ndryshoi) tensioni. I mat tensionin. Vuan (është i sëmurë) nga tensioni.
4. fig. Përqendrim i madh i forcave mendore e fizike, i vëmendjes e i kujdesit kur kryejmë një punë, kur plotësojmë diçka etj.; gjendje mendore ose emocionale e ngarkuar. Punë me tension. Ra tensioni i punës. Punon me tension.
5. fig. Gjendje e dikujt që është i tendosur, i nervozuar; shqetësim i madh, tendosje nervore. Tension mendor. Në gjendje tensioni.
6. fig. Gjendje e nderë midis dy njerëzve, dy grupeve, dy partive, dy palëve, dy shteteve, acarim marrëdhëniesh ndërmjet tyre; krizë, antagonizëm, përplasje, ftohje, sherr, mosmarrëveshje. Tensione diplomatike. Tension ndërkombëtar. Tension politik. Rritet tensioni ndërmjet dy shteteve. Gjendje tensioni. Ka tension. Ngrihet (ulet) tensioni.
✱Sin.: shtypje, tendosje, voltazh, presion, shqetësim, tendosje, acarim, krizë, antagonizëm, përplasje, ftohje, sherr, mosmarrëveshje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë