Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►VOKËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Zvogëlohem; rrëgjohem; vocërrohem, mblidhem e mbetem i pakët. M’u vokërrua trupi krejt prej sëmundjes. Është vokërruar e nuk ka ngelë sa një gisht. Vjen e vokërrohet përditë. I vokërroi sytë gjatë.
✱Sin.: zvogëlohem, vocërrohem, rrëgjohem, atrofizohem.
VOKËRRÚAR (i, e) mb., Që është vokërruar; i rrëgjuar; i vocërruar. Me trup të vokërruar.
✱Sin.: i rrëgjuar, i pazhvilluar, i atrofizuar.
ZVOGËLÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i vogël nga sa ishte, që është pakësuar a është ulur, që është zvogëluar; kund. i rritur, i zmadhuar, i shtuar, i zgjeruar. Me bebëza të zvogëluara. Të dhëna (shifra) të zvogëluara. Vëllim (kapacitet) i zvogëluar i lëndës. Përdorim i zvogëluar. Rrezik i zvogëluar. Lakim i zvogëluar i trupit. I zvogëluar sa madhësia e dorës. Kabinet i zvogëluar. Numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut. Vëllai i dukej i zvogëluar.
✱Sin.: i vogëluar, i vocërruar, i pakësuar, i mpakur, i vokërruar, i ngushtuar, i shkurtuar, i rrëgjuar, i mbledhur, i picërruar, i tkurrur, i kruspulluar, i ulët, i zbehur, i tulatur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë