Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZVOGËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zvogëloj diçka; pakësim a ngushtim i diçkaje; kund. zmadhim, rritje, shtim, zgjerim. Shkallë zvogëlimi. Zvogëlim i përmasave. Zvogëlimi i shpejtësisë. Zvogëlim i shumës. Prapashtesë zvogëlimi (gjuh.). Zvogëlimi i presionit në makinat shtypëse mund të vijë edhe nga defekte të brendshme.
2. fig. Pakësim, ulje, zbehje e diçkaje duke e paraqitur me më pak vlerë e rëndësi se sa është në të vërtetë; shkurtimi a ngushtim i diçkaje. Zvogëlimi i fajit. Zvogëlim i dënimit me vdekje. Projekti i zvogëlimit të humbjeve teknike. Zvogëlimi i mundësive. Zvogëlimi i ndihmës. Zvogëlimi i plakut, që ishte bërë sa një grusht, tregonte se nuk e kishte të gjatë.
✱Sin.: vogëlim, vocërrim, pakësim, mpakje, vokërrim, ngushtim, shkurtim, rrëgjim, picërrim, tkurrje, minimizim, ulje, shkurtim, zbehje, ngushtim, tulatje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë