Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vogëli”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BINA

BINÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Ndërtesë; themeli i një ndërtesë. Bina e madhe (dykatëshe). Bina anijeje. Bina metalike. E madhe sa një bina. Ngriti një bina. Hodhi binanë. Ndreqi binanë. Ikën gegët e më lanë, / Më ra përsipër dovleti, / Do të më shuajë binanë. (folk.). Binaja s’mbahet pa shtylla. (fj. u.). Binaja e madhe e ka rrezikun në të rrëzuar. (fj. u.).
2. fig., mospërf. Njeri a kafshë me trupmadh; send shumë i madh. Alamet binaje! More djalë, more bina, / Nusja merret me sevda. (folk.).
3. përmb., bised. Bijtë e bijat, të gjithë fëmijët, vegjëlia; pasardhësit e një njeriu. Baba pa bina.
Sin.: vogëli, vegjëli, vogëlim, foshnjëri, cullni, pasardhësi.
Bina e madhe keq. njeri me trup shumëtrashë e me barkfryrë; dikush që ha shumë; fuçi birre tall. S’i duket (s’i gjendet) binaja (dikujt a diçkaje) bised. është zhdukur fare, nuk e gjengjëkundi; u zhduk (humbi) pa lënë gjurmë (dikush a diçka). Ia ndreqi binanë (dikujt) shih ia ndreqi samarin (dikujt) bised. shuan binanë (dikush) shih shuan (të fik) derën (dikush). U shoftë me bina! mallk. u shfarostë me gjithçka!, mos i mbettë asnjë gjurmë!

JENIÇER

JENIÇÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Ushtar këmbësor i trupavezgjedhura osmane, që ishte marrë zakonisht ngakrishterët e vendeve të pushtuara prej Turqisë ose ishte zënë rob dhe që në vogëli ishte stërvitur e përgatitur për luftë. Komandanti (agai) i jeniçerëve. Sulmuan (u thyen) jeniçerët.

MËND

MËND vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap gji foshnjës (për nënat); mëkoj. Gruaja mori foshnjën dhe e mëndi. Nuk harrojmë qumështin që na kanë mëndur nënat tona.
2. vet. v. III Ushqen me qumështin e vet, mëmëzon (për kafshët). Dosa mënd gicat.
3. Vë të voglin e një kafshepijë te një kafshë tjetër, kur i ka ngordhur e ëma; shtyj e ndihmoj një qengj, një kec, një viç etj. të porsalindurpijë sisë tek e ëma. Mënd qengjin (kecin). Mënd viçin.
4. vet. v. III Pi gji tek e ëma (për kafshët). Qengji mëndi delen.
5. fig. E ushqej që në vogëli me një ide a me një ndjenjëcaktuar; edukoj, mëkoj. E mëndi djalin me ide përparimtare.
Sin.: mëkoj, tajit, mëzoj, ushqej, mëmëzoj, edukoj.

PËRUDH

PËRÚDH vep., ~A, ~UR kal. 1. I tregoj dikujt rrugënduhetndjekë, e vë për udhë.
2. I jap këshilla dhe udhëzimemira, e vë në udhëmbarë. I përudhi fëmijët që në vogëli.
Sin.: udhoj, mbudh, sëmbar, tumbar, zgjidh, rregulloj, udhëzoj, këshilloj, mësoj.

QUMËSHT

QÚMËSHT,~I m. 1. Lëng i bardhë nga gjiri i gruas dhe i femravedisa kafshëve, që është ushqim për të vegjlit e tyre dhe për njeriun. Qumësht gjiri. Gjëndrat e qumështit. Periudha e qumështit koha gjatëcilësvegjlit ushqehen me gji. I erdhi qumështi. Ia preu qumështin fëmijës nuk i jep më të pijë nga gjiri. Qumësht i hollë (i trashë, i lyrshëm). Qumësht lope (deleje, dhie, pele, buallice). Qumësht kutie (i kondensuar). Ajkë qumështi. Prodhime qumështi. Qumësht pluhur. Salcë qumështi. Shishe qumështi. Përshesh me qumësht. Byrek me qumësht. Akullore me qumësht. Kakao me qumësht. Një shishe qumësht. Tund qumështin. E zë qumështin kos. Qengj qumështi qengj pirës, që ushqehet vetëm me gji. Fazë e qumështit periudhë e misrit dhe e disa bimëvetjera kur mbushen me lëng e rritin kokrrat. Ethequmështit (mjek.) (lat. Febris lactea). Lopë qumështi lopëmbahet për të mjelë. Ngjyrë qumështi i bardhë, por që nuk të vret sytë, i bardhë i ëmbël. Qumësht i leshtë qumësht dhensh. Qumësht i dhirtë qumësht dhish.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshtashënojnë llojendryshme qumështi a të produkteve të përftuara prej tij. Qumështi i parë kulloshtër. Qumësht acidofil produkt i fermentuar i qumështit, i përftuar nga mpiksja e tij me maja. Qumësht blete produkt sekrecioni i gjëndrave faringalebletëve me vleralarta ushqimore. Qumësht i kondensuar qumësht i trashëformën e një lëngu viskoz, që mundprodhohet me sheqer ose pa sheqer dhembahet i ambalazhuarkuti metalike ose në kuti kartoniveshura nga brenda me letër alumini. Qumësht i pasterizuar qumësht i përpunuar me ngrohjetemperaturat 65°-97°C, gjatëcilës zhduken vetëm format vegjetativemikroorganizmave. Qumësht pluhur qumësht i thatëformë mielli, që përftohet nga tharja e tij dhembahetkavanoza apo i paketuar. Qumësht i sterilizuar qumësht i përpunuar me ngrohjetemperaturë mbi 100°C, gjatëcilës janë zhdukur jo vetëm mikroorganizmat vegjetativë, por edhe sporet e tyre. Qumësht i skremuar produkt i përftuar nga centrifugimi i qumështitplotë, duke larguar një pjesëyndyrës së tij, të vitaminave e lecitinës dhepërdoret drejtpërdrejt për njerëzit, për viçat dhe për prodhimin e gjizës.
3. Lëng i bardhëkullon nga kërcelli ose nga pjesëtjeradisa bimëve; që del kur treten disa lëndë në ujë. Qumësht bajamesh. Qumështi i fikut. Qumësht gëlqereje. Qumësht kokosi lëng i ëmbël, i bardhë, që formohet nga tuli i frytitarrës së kokosit, me përmbajtjelartëvajit dhe sheqernave me vlera ushqyese.
Sin.: tambël, hirrë.
Me *ajkë qumështi. Ajo *lopë atë qumësht bën. U qumësht e mjaltë (dikush) është zbutur, i ka zbritur inati; është urtësuar, u shtrua; u vaj; u qengj. I ra lugaqumësht (dikujt) i shkojnë punët mbarë; jeton mirë e pa vështirësi, nuk vuan; i doli qumështi mbi përshesh; i vjen e miraderë. Ra nga qumështiuthull (dikush) u egërsua, i hipi zemërimi a inati, kaloi nga një gjendje e qetë në një gjendjeacaruar; u inatçor; Ra nga *uthullaqumësht (dikush). doli qumështi (tambli) i nënës u lodha jashtë mase, hoqa mundimmadh, u rraskapita; doli shpirti; më doli shkumë (nga goja). I doli qumështi mbi përshesh (dikujt) jeton shumë mirë, është shumë mirë nga gjendja ekonomike, ka çdo gjë me bollëk; i ra lugaqumësht. *Dele pa qumësht (pa bulmet). I dogji qumështi (tambli) e i fryn kosit (dikush) shih u dogj nga qulli e i fryn kosit (dikush). E hollon qumështin (dikush) e zbut muhabetin a sherrin; i paraqit gjërat më të buta se ç’janë; i hedh ujë verës. (Është) *mjaltë e qumësht (e sheqer) (dikush). I ka buzët me qumësht (dikush) është ende i parritur, është si foshnjë; nuk është rrahur nga jeta, nuk ka përvojë, është i papjekur, si fëmijë; i mban goja erë qumësht (dikujt); s’i kanë dalë ende dhëmbët (dikujt); ështëpelena; ështëshpërgënj; sa ka dalë nga veza; është filiz (i ri). E ka *mjaltë e qumësht (mjaltë e sheqer) (me dikë). Kërkon qumësht nga cjapi (dikush) shih kërkon qiqrahell (dikush). Kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush) shih kërkon qiqrahell (dikush). Lisi i *qumështit (i tamblit) etnogr. I mban goja erë qumësht (dikujt) është ende foshnjë, është fare i mitur; i ka buzët me qumësht (dikush). I nxori qumështin e nënës (dikujt). 1. E rrahu shumë rëndë, e shqepi, e zhdëpi; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja.). 2. E mundoi përtej fuqive të tij; e shfrytëzoi deripalcë; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja); i nxori vaj. Qumësht (tambël) dallëndysheje. 1. Ushqim shumë i zgjedhur, i rrallë e i shtrenjtë; diçka shumë e mirë dhe e veçantë. 2. Diçka shumë e rrallë, që nuk mundgjendet. Është rritur me *ajkën e qumështit (me ajkë qumështi) (dikush). Ta shet hirrën (shëllirën) për qumësht (dikush) të mashtron, ta hedh; ta jep a ta paraqit diçka pa vlerë si diçka me shumë vlerë; ta shet ujin për raki (për verë); ta shet sapunin për djathë; t’i shet krundet për miell. Tregoi edhe qumështin e nënës (dikush) nuk mbajti asgjëfshehtë, i tregoitëra, zbuloi gjithçka dinte, i nxorigjitha (zakonisht i detyruar a me dhunë); i zbrazi barkun (dikujt). E ka mësuar me qumështin e nënës (diçka) është rritur dhe është edukuar që në vogëli me diçka, e ka bërë natyrshëm e pak e nga pak krejtvetën. erdhi qumështi i nënës (shpirti) në *majëhundës.

VEGJËLI

VEGJËLÍ,~AII f. 1. Vogëli, fëmijëri, mituri.
2. përmb. vegjlit, fëmijët.

VJEDHËS

VJÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vjedh, ai që merret me vjedhje, ai që ka zakonvjedhë. Vjedhës vogëlsirash. Kapeni vjedhësin! E kapën vjedhësin. E stërvitën si vjedhës që në vogëli.
Sin.: hajdut, kusar, vjedharak, vjedhacak, vjedharash, kepës, kobar, prekës, ladut, molar.

VOCRRI
VOCËRRI

VOCËRRÍ,~A f. Vogëli. Që në vocërri.

VOGËLI

VOGËLÍ,~A f. Mosha kur dikush është ende i vogël, mosha e njomë, fëmijëri; mituri. Vitet e vogëlisë. Kujtimet e vogëlisë. Në kohën e vogëlisë. Që në vogëli. Kaloi vogëlinë. Kujtoj vogëlinë. Eh, si e kishim ne vogëlinë tonë në atë kohëlargët!
Sin.: fëmijëri, mituri.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.