Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRAMSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Lëmsh i vogël; topth, kokël, breshnizë. Bramsha sheqeri.
2. Fik i fryrë, por i papjekur mirë, muf. Kishin rënë përtokë gjithë bramshat.
3. Pjepër i vogël i pabërë; kombisht, kakaviç, bërbjek. Turshi bramshash.
4. fig. Fëmijë i vogël i parritur ende, camërdhok.
✱Sin.: camërdhok, vocërrak, vogëlush, picirruk, picërrak, rrëcok, rroç.
CAMËRDHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Fëmijë shumë i vogël i gjinisë mashkullore. Camërdhokët e mëhallës.
✱Sin.: vocërrak, i vogël, ferishte, carrok, carrua, kërthi, kërthinjak.
CAMËRDHÓK,~E mb. Që është fare i vogël (për fëmijët).
✱Sin.: vocërrak, i vogël, carrok, i kërthinjtë, kërthinjak.
CIBINÓC,~E mb., krahin. Që e ka trupin të vogël; vocërrak; shkurtabiq.
FËMÍJ/Ë,~A m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjella e gruas; foshnjë; djalë ose vajzë në moshë të vogël. Fëmijë i shëndetshëm. Fëmijë i edukuar. Zëra fëmijësh. Gjuha e fëmijëve. Ushqimi i fëmijëve. Emision për fëmijë. Letërsi (rroba, vizatime, filma, program) për fëmijë. Flet (sillet) si fëmijë. Punonte për rriskën e fëmijëve. Po nuk qau fëmija, nuk i jep qumësht nëna (e ëma) (fj. u.) nuk plotësohen kërkesat, po nuk hape gojën.
2. Djali ose vajza kundrejt prindërve të vet, bir ose bijë; në sh. pasardhësit e afërt, brezi i ri. Fëmija i parë. Fëmijë i vetëm. Nënë me shumë fëmijë. Dashuria e prindit për fëmijët.
3. fig. Njeri i papjekur e pa përvojë, njeri që mendon, sillet e vepron si fëmijë. Punë fëmijësh. Mos u sill si fëmijë! Fëmijë i gjetur fëmijë të cilin njëri nga bashkëshortët e gjen te bashkëshorti i dytë. Fëmijë i jashtëligjshëm fëmijë i lindur jashtë martese. Fëmijë i vonë fëmijë me zhvillim fizik e mendor të vonuar. Fëmijë jetim fëmijë që nuk e ka njërin prind ose të dy prindërit. Fëmijë me një prind fëmijë i cili jeton me njërin prej prindërve të ndarë. Fëmijë të një barku fëmijë që kanë një nënë dhe një baba.
✱Sin.: foshnjë, pjellë, kalama, vogëlush, i vogël, i mitur, vocërrak, ferishte, trashëgimtar, pasardhës, çilimi, çunak, i papjekur, axhami.
♦ Dridhet fëmija (*foshnja, barra) në barkun e nënës. *Lojë fëmijësh (kalamajsh). Nuk po i qajnë fëmijët (dikujt) iron. nuk ka shumë punë, kot ankohet se është i lodhur; nuk ka ndonjë punë të ngutshme që nuk pret, ka nge.
GÁKTH,~I m. sh. ~A, ~AT zol. (lat. Botaurus stellaris, ardea stellaris) Shpend që jeton në vende ujore kontinentale, në moçale e në këneta dhe ushqehet me peshk, me insekte etj. Gakthi afrikan. Gakthi çafkëbardhë. Gakthi i diellit. Gakthi i pyllit. Gakthi i verdhë. Gakthi vocërrak. Gakthi i vogël. Gakthi i zi.
KËRTHINJÁK,~E mb. 1. I kërthinjtë; vocërrak. Fëmijë kërthinjak.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
MINÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mi i vogël, miush. Një minuk i vogël trembi një elefant të madh.
2. Qen i vogël. Lehte minuku.
3. fig., bised. Fëmijë i vogël, vocërrak. Minuku pëlqente filmat vizatimorë.
4. fig., bised., mospërf. Burrë ose djalë i shkurtër, shkurtabiq. Minuku kërkon të shtiret si div.
✱Sin.: miush, vocërrak, shkurtabiq.
MÍTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Fëmijë i vogël, vogëlush që ende nuk është bërë zot i vetes dhe i ndërgjegjshëm për veprimet e tij; kund. i madh, i rritur. Rroba për të mitur. Punë të miturish.
2. drejt. Ai që sipas ligjit nuk ka arritur ende moshën e pjekurisë, zakonisht nën 18 vjeç, minoren.
✱Sin.: vogëlush, vocërrak, minoren.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë