Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vllaçit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VLLAÇIT

VLLAÇÍT (VLLAÇÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I shkoj vllaçën një tokëpunuar, trinoj lesoj. Vllaçit (trinoj) arën me vllaçë. E lëroi dhe e vllaçiti arën me vllaçë. Merre vllaçën dhe vllaçite arën.
2. fig., kal. Zgjat për të bërë një punë a e bëj shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Ai e vllaçit punën. Mos e vllaçit punën!
Sin.: trinoj, lesoj, sheshoj, shqezoj, branoj.

VLLAÇITEM

VLLAÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR fig., vetv. I marr ose i lë punët zvarrë, zvarritem, zhargem. Vllaçitej nëpër rrugë. Vllaçitej me të keq. Vllaçitet në punë. Mos u vllaçit!
Sin.: zvarritem, zhargem, zhargohem, zhargmitem, zhagitem, zhargitem.

VLLAÇITËS

VLLAÇÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Bujkuvllaçit, që i shkon vllaçën arës. Vllaçitës i mirë. E gjeti një vllaçitës për të vllaçitur.
2. fig. Ai që hiqet zvarrë, që zvarritet, që i zvarrit punët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.