Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vllaçë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHIEZË

SHIÉZ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bujq. Mjet për të copëtuar plisat; lesë, trinë. Shiezë e rëndë. Shiezë druri. Thyej plisat me shiezë.
Sin.: lesë, trinë, branë, brezë, lesë, llaçë, përtokëz, shkallec, vllaçë.

VLEÇALLKË

VLEÇÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vllaçë, trinë.

VLLAÇIT

VLLAÇÍT (VLLAÇÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I shkoj vllaçën një tokëpunuar, trinoj lesoj. Vllaçit (trinoj) arën me vllaçë. E lëroi dhe e vllaçiti arën me vllaçë. Merre vllaçën dhe vllaçite arën.
2. fig., kal. Zgjat për të bërë një punë a e bëj shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Ai e vllaçit punën. Mos e vllaçit punën!
Sin.: trinoj, lesoj, sheshoj, shqezoj, branoj.

VLLAÇITJE

VLLAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vllaçitim me vllaçë arën e lëruar, kur i vëmë vllaçën. Vllaçitja e arës (tokëslëruar). Vllaçitja e parë. I bëj vllaçitjen arës. I bëri dy vllaçitje.
2. fig. Veprimi kur shkojmë duke u zhargur; kur i lëmë punët zvarrë a i bëjmë shkel e shko. Vllaçitja e punës. Vllaçitja e këmbëve.
Sin.: trinim, lesim, sheshim, shqezim, branim, zvarritje, zgjatje, zhargitje, rrëshqitje.

VLLAÇITUR
VLLAÇË

VLLÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lesë, trinë. I heq (i shkoj) vllaçën tokës. Ishte vllaçë me thupra shkoze. Vllaçitën me vllaçë. E kam thyer (lëruar) arën, por nuk i kam rënë me vllaçë. Vllaçë për të vllaçitur.
2. Masë për matjen e tokës afërsisht 1 m. me 1.05 m. rrip toke sa gjatësia dhe gjerësia e një vllaçe. Dy vllaça vend. Një vllaçë vend. Sa një vllaçë vend.
Sin.: lesë, trinë, branë, shqezë, hapore, shkadhec.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.