Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LART/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., bised. Lartësohem.
2. pës. e LARTÓJ.
✱Sin.: lartësohem, nderohem, vlerësohem.
►LLOGARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR jokal. 1. Merrem parasysh; vlerësohem; konsiderohem; quhem. Llogaritem si kuadër i përgatitur për punët e administratës. Llogaritet si përkrahës i klasës politike në pushtet.
2. pës. e LLOGARÍT.
MOSVLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi, paaftësi a refuzim për të përcaktuar rëndësinë, frytshmërinë a vlerën e dikujt a të diçkaje; kur nuk arrijmë të vlerësojmë dikë a diçka ose kur nuk vlerësohem; kund. vlerësim. Mosvlerësimi i duhur i situatës u shoqërua me pasoja të dëmshme. Stresi dhe mosvlerësimi rritin problemet shëndetësore.
2. Shprehje e mungesës së vlerësimit ndaj dikujt a diçkaje; mendim a gjykim që tregon se nuk kemi vlerësim për dikë a për diçka. Mosvlerësimet e tij për shkrimtaren e re.
►POTENC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. 1. Fuqizohem.
2. fig. Vlerësohem.
VLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vlerësoj a vlerësohem. Vlerësimi i mallit. Vlerësimi i banesës (i truallit).
2. Mendim për vlerën dhe rëndësinë e punës së dikujt a për dobinë ose vlerën e diçkaje. Vlerësim i drejtë. Vlerësim i merituar. Vlerësim i njëanshëm. Vlerësimi i cilësisë. Vlerësimi i gjendjes (i mundësive). Vlerësimi i njohurive të nxënësve. Kriteri i vlerësimit. Vlerësimi i punës. Vlerësimi i traditës. Vlerësimi i miqësisë.
✱Sin.: cilësim, përcaktim, çmim, çmesë, çmuarje, vleftësim.
►ZHVLERËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më bie vlera, humbas vlerat; kund. vlerësohem. Zhvlerësohem pa të drejtë për punën e bërë.
2. pës. e ZHVLERËSÓJ. Dollari po zhvlerësohet vazhdimisht. U zhvlerësua leku.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë