Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vjetshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASOVJETSHËM

ASOVJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I atij viti, i vjetshëm, i parvjetshëm, i përtejvjetit. Drithi është i asovjetshëm. Gëzimi i asovjetshëm s’përsëritet.

DIMËRIM

DIMËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur dimëroj (kryesisht për dikëvjen nga një vend tjetër me bagëti, me bletë etj.) Bën dimërimin. Përgatitet për dimërim. U nis për dimërim.
2. Dërgim i bagëtive, i bletëve etj. në një vend për të kaluar dimrin atje. Vendi i dimërimit. Dimërimi i bagëtisë (i bletëve).
3. Përballimi i të ftohtit, i dimrit; kalimi i dimrit, dalja nga dimri. Dimërim i mbarë. Dimërimi i vjetshëm.

VJEMË

VJÉM/Ë (i),~ME (e) mb., I vjetshëm.

VJETSHËM

VJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që i përket vititkaluar, i vititshkoi, i vjetëm. Dimri i vjetshëm. Prodhimet e vjetshme. Pushimet e vjetshme i kaluam në Antalia. Pushimet e vjetshme ishin më të mira se të këtij viti.

VJETËM

VJÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. Që i përket vititkaluar, i vititshkoi, që ka ndodhur a ka qenë vjet, i vjetshëm. Dimri i vjetëm. Vera e vjetme. Kampionati i vjetëm. Puna e vjetme.

VJEÇËM

VJÉÇ/ËM (i), ~ME (e) mb. I vjetshëm, i vititkaluar. Mollavjeçme. Vera e vjeçme. Senja e vjeçme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.