Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARKAIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vjetrim ose lashtësim i diçkaje; të dhënët formë ose kuptim arkaik diçkaje; kund. modernizim, aktualizim. Arkaizimi i jetës. Arkaizim mendësie. Arkaizim i veshjes. Arkaizim stili.
2. gjuh. Procesi i vjetërsimit të disa veçorive të caktuara gjuhësore. Arkaizim gjuhësor. Arkaizimi i ligjërimit poetik. Procesi i arkaizimit. Dukuria e arkaizimit.
✱Sin.: vjetrim, vjetërsim, lashtësim, moçmim, moshim.
FOSILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeol. Veprimi kur fosilizojmë a kur fosilozohet; kthimi në fosil. Fosilizimi i organizmave.
2. gjuh. Ngurtësim, ruajtja e gjendjes dhe e formës që ka pasur. Fosilizimi i ndajshtesave.
3. fig. Vjetrim; mbetje, dëshmi a gjurmë e së kaluarës. Nuk foli për fosilizimin e mendimeve të të tjerëve.
VJETRÍM,~I m. 1. Mplakje, moshim. Ja dhe vetrimi i gjyshit kishte nisur nga kujtesa.
2. Prishje e diçkaje, bërja e vjetër, nga përdorimi për një kohë të gjatë. Vjetrimi i rrobave.
3. Mbajtje për një kohë të gjatë a për shumë vjet, që nga dita e prodhimi, në kushte të caktuara, për të fituar cilësi të reja. Vjetrimi i verës (i uiskit).
4. Dalje jashtë përdorimit ngaqë i ka kaluar koha. Vjetrimi i rregullores. Vjetrimi i ligjit.
✱Sin.: plakje, mplakje, vjetrim, vjetërsim.
VJETRÚAR,~IT (të) as. Vjetrim. Të vjetruarit e verës. Të vjetruarit e gëlqeres. Të vjetruarit e drurit për mobilie, për varka etj.
VJETËRSÍM,~I m. Vjetrim. Vjetërsimi i verës. Vjetërsimi i gëlqeres.
✱Sin.: vjetrim, plakje, mplakje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë