Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VJESHTÁK,~E mb. Që ka të bëjë me vjeshtën, që i përket vjeshtës, i vjeshtës; që përdoret në vjeshtë; që piqet a që bëhet në vjeshtë; që vjen a që del në vjeshtë; vjeshtor. Dielli vjeshtak. Kullota vjeshtake. Lule vjeshtake. Misër (duhan, fik) vjeshtak. Tërshërë (fasule) vjeshtake. Mollë (dardhë) vjeshtake. Bukuri vjeshtake.
✱Sin.: vjeshtor, vjeshtar, vjeshtarak, vjeshtuk.
VJESHTARÁK,~E mb. Vjeshtak, vjeshtor. Shtegtimi vjeshtarak i peshqve. Shtegtimet vjeshtarake të lejlekëve. Peizazh vjeshtarak.
✱Sin.: vjeshtak, vjeshtor, vjeshtuk.
VÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; që piqet më vonë se llojet e tjera të njëjta me të; i vonë. Patate (domate) të vonshme. Misër (grurë) i vonshëm. Mbjellje e vonshme. Lulëzim i vonshëm. Pjekje e vonshme. Vjen i vonshëm.
2. Që bëhet, që ndodh a që vjen më vonë se koha e zakonshme; që ndodh a që bëhet me vonesë; që ndodh a që bëhet pas diçkaje tjetër; i mëvonshëm; që nuk vepron menjëherë, i ngadalshëm. Vjeshtë e vonshme. Ngjarjet e vonshme. Pasojat e vonshme. Faza e vonshme e sëmundjes. Bombë me plasje të vonshme. Në një kohë më të vonshme.
3. Që ndodh në fund të një periudhe, që ka të bëjë me fundin e një kohe, që i përket fundit të kësaj periudhe; i vonë; kund. i hershëm. Qytetërimi i vonshëm. Mesjeta e vonshme.
4. Që sʼka shumë kohë që ka ndodhur ose që është shfaqur, i kohës së fundit, i tanishëm; kund. i hershëm. Zakon i vonshëm. Traditë e vonshme. Veshje e vonshme.
✱Sin.: i vonë, vonak, vjeshtuk, i mëvonshëm, i ngadalshëm, i mëpastajmë, i mëpasmë, i vonuar, i papjekur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë