Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbledh bimë, fruta, perime etj. të shpërndara andej këtej dhe i grumbullon në një vend duke punuar vetëm me duar, me krehër ose me makinë. Mbledhësit e bimëve mjekësore nisen në malësitë e jugut për të siguruar jetesë. Mbledhësit e barit flenë në vapën e ditës. Mbledhësi i ullinjve po përdorte një krehër. Mbledhës kallinjsh. Mbledhës kërmijsh.
2. Ai që këput dhe mbledh kokrrat e pemëve ose prodhimin e disa bimëve të tjera, vjelës. Mbledhësit e frutave. Blej luleshtrydhe nga mbledhësit. Mbledhës kërpudhash. Mbledhësit e duhanit.
3. Ai që mbledh diçka për qëllime të ndryshme (para, ndihma etj.) Mbledhësi i ndihmave.
4. Ai që mbledh gjëra interesante për të bërë koleksion (monedha, pulla etj.), koleksionist. Mbledhës pullash.
5. Ai që ka si punë të mbledhë të dhëna, dokumente, taksa, borxhe etj. Mbledhësi i biletave të udhëtimit. Punon si mbledhës borxhesh. Mbërritën mbledhësit e taksave. Mbledhës të njohur të folklorit.
6. Enë për të mbledhur ujë ose a lëngje të tjera. Mbledhësi i rrëshirës.
7. Pellg për të mbledhur ujë, rezervuar, ujëmbledhës. Mbledhësi i ujërave.
8. Makinë bujqësore që shërben për të vjelë patatet; makinë bujqësore që mbledh barin ose kashtën. Fermeri përdori mbledhësin e ri për të vjelë patatet.
9. mat., vjet. Mbledhor.
VJÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vjel pemët a prodhimet, ai që merret me vjelje. Vjelësit e rrushit (e duhanit).
2. Ai që mbledh detyrimet (pagesat e detyrueshme), taksat, tatimet nga sipërmarrësit, tregtarët, fermerët bizneset etj. Vjelësi i taksave.
3. Ai që shënon e nxjerr pjesët, fjalët a shprehjet që i duhen nga një libër a nga një botim tjetër. Vjelës i kujdesshëm.
✱Sin.: mbledhës, qëmtues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë