Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vjehërr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BABALLËK

BABALLË/K,~UIII m. sh. ~KË, ~KËT [BABALLË/K,~UIII m. sh. ~QE, ~QET] 1. Babagjysh; vjehërr, babai i gruas. Gruaja ka shkuar te baballëku.
2. Njeri shpirtmirë e i patëkeq; babaxhan, babëlok. Baballëku ngrihet në mes të natës dhe fillon punën.

HANKONËNE

HANKONËN/E,~JA f. sh. ~, ~ET bised. 1. Vjehërr.
2. Gjyshja e burrit.

NGATËRRESAXHI
NËNË

NË́N/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Nënë e lumtur. Nënë Tereza. Nënë me shumë fëmijë. Zemër (dhembshuri) nëne. Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës gjuha amtare. U nënë lindi fëmijë. pastë nëna! ur. Fëmija pa nënë, si nata pa hënë. (fj. u.). Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji) të pijë (fj. u.).
2. Femra e një kafshe, që ka pjellë këlysh. Largoi (hoqi) qengjin nga nëna.
3. bised. Përdoret për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim vjehrrës a një gruajemoshuar.
4. fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të zezave (të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. (libr., fj. u.).
5. fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë Shqipëri.
6. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshtakanëthelbkuptimittyre burimin e diçkaje. Nëna e bukës gjyshja ose gruaja që në familjet tradicionaleMalësisë kryente punët kryesoregatimitbukës e të gjellëve, të bulmetit etj. dhendan ushqimin e familjes. Nëna e bunarit (mit.) fryma mbrojtëse e pusitujit. Nëna e diellit (etnogr.) personazh i një përralle popullorehershmeruan gjurmë të hyjnive të lashta, si personifikim i zjarrit dhe i vatrës familjare. Nëna e të zezave burimi i të këqijave, frymëzuesi i punëvekëqija.
Sin.: ëmë, mami, loke, nëno, ane, nënoke, nënëloke, nënole, lindëse, mëmë, vjehërr, burim, shkak, i dashur, i afërm, i shtrenjtë.
Që në *barknënës. *Barrë e vrarë (në barknënës). *Bir Selman i nënës, ç’të të qajparë. M’u (si) *burri i nënës (dikush) përb. I bëhem nënë e baba (dikujt) i qëndroj afër, kujdesem shumë për të; i gjendem si prind, sidomosvështirësi. S’e bën (më) nëna (dikë) është shumë i mirë, është i veçantë; nuk e ka shokun (dikush); nuk i gjendet shoku (dikujt). Ca të nënës e ca të njerkës njëri trajtohetmirë e tjetrikeq pa të drejtë, nuk shihengjithë njësoj; njërin e duan e tjetrin jo; ca të babait e ca të njerkut.doli *qumështi i nënës. Dridhet (luan) *foshnja (barra) në barkun e nënës. S’ka *bir nëne... S’ka *burrë nëne... kërkon *babën e nënën (dikush). Si e ka lindur (e ka bërë) nëna lakuriq, i zhveshur krejt, cullak. Edhe sikur nëna të më ngjallet çfarëdo që të ndodhë, edhe të më vijë më e miramundbëhet, kurrë (për diçka që s’dua ta bëj); edhe sikur vëllai të më lindë. I nxori *qumështin e nënës (dikujt). Njëherë e ka bërë nëna (dikë) shih s’e bën (më) nëna (dikë). *Shtatanikbarknënës. Tregoi edhe *qumështin e nënës (dikush). E ka thithur me *qumështin e nënës (diçka). I ka vdekur nëna (diçkaje) bised. 1. Ka ngecur keq diçka; është prishur, nuk ecën, nuk punon, ka marrë fund. 2. Është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër; është plotësisht e sigurt. 3. Nuk gjendet a nuk kthehet më, i ka ikur koha qëkur, ka marrë fund a ka ikur pa kthim; s’këndonajo qyqe.

RE

RE,~JAІІІ f. sh. ~JA, ~JAT Nusja e shtëpisë; e reja. Ime re. Re e vjehërr.

VJEHËRRI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.