Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VJÉDULLÁK mb. 1. fig. Që është me trup të vogël e të shëndoshë si vjedullak (për kafshët, kryesisht të vegjlit e tyre). Qengj (kec) me trup vjedullak.
2. fig. Që është i shëndoshë e topolak (për fëmijët). Fëmijë vjedullak.
3. fig., shar. Që është i shkurtër nga trupi; trupshëndoshë e i pamend. (kryesisht për burrat e djemtë). Është bërë krejt vjedullak.
VJÉDULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Mashkulli i vjedullës, i baldosës. E hëngër arën vjedullaku. Vjedullaku nuk ia lë vendin kallamboqit.
2. fig. Kafshë me trup të vogël e të shëndoshë si vjedullak. Ata vjedullakët ende ushqeheshin me qumësht (qengja, keca etj.).
3. fig. Fëmijë i shëndoshë e topolak. Sa ka filluar të hedhë hapat e parë ai vjedullaku i vogël.
4. fig., shar. Burrë i shkurtër nga trupi; trupshëndoshë e i pamend. Ai vjedullaku është me mendjen halladaku (leshkoje).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë