Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHÉHTAZI ndajf. Fshehtas, fshehur. Bëri çdo gjë fshehtazi.
✱Sin.: fshehtas, fshehur, fshehurazi, tinëz, tinëzisht, vjedhurazi, vjedhurisht, vjedhas, përvjedhurazi, kusarisht, hajdutërisht.
VJÉDHURAZI ndajf. Përdoret për të treguar mënyrën e një veprimi; në mënyrë vjedharake; si vjedhës; pa u vënë re nga të tjerët, fshehurazi. Ia mori vjedhurazi. Hyri (u afrua, iku) vjedhurazi. E shikoi vjedhurazi.
✱Sin.: fshehtas, fshehurazi, tinëzisht, hajdutërisht, vjedhas, kusarisht, vjedhurisht, hajnisht, hajdutçe, kaçakçe, cubnisht.
VJEDHURÍSHT ndajf. Vjedhurazi. E ka mësuar zanatin vjedhurisht. E kishte mësuar kitaren vjedhurisht.
✱Sin.: vjedhurazi, vjedhaz, vjedhazi.
VJÉDHËSÍSHT ndajf. Vjedhtas; vjedhurisht. Hyri vjedhësisht. U larguan vjedhësisht. Na i hedhi sytë vjedhësisht.
✱Sin.: fshehurazi, vjedhurazi, hajdutçe, tinëzisht, vjedhurazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë