Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VJEDHAJDÚT,~E mb., përçm. Vjedhës, hajdut. Njeri vjedhjadut. Vjedhajdut i madh. Iku si vjedhajdut.
✱Sin.: hajdut, hajn, vjedharak, vjedhacak, vjedharash.
VJEDHAJDÚT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është vjedhës, hajdut. Vjedhajdutët ikën me të katra. Një vjedhajdut i theu derën e konakut dhe ia vodhi lopën.
✱Sin.: hajdut, hajn, vjedharak, vjedhacak, vjedharash.
VJEDHARÁK,~E mb. 1. Vjedhacak. Djalë vjedharak. Vajzë vjedharake.
2. Që bëhet fshehurazi, jo drejtpërdrejt, si prej vjedhësi. Shikim vjedharak. Në mënyrë vjedharake.
✱Sin.: vjedhës, vjedhacak, hajdut.
VJEDHARÁSH,~E mb. Vjedhës. Ai është vjedharash. Ajo është vjedharashe.
✱Sin.: vjedhës, vjedhacak, vjedharak.
VJEDHARÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është vjedhacak. Komshi i kishim ata vjedharashët.
✱Sin.: vjedhës, vjedhacak, vjedharak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë