Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Plaçkitëse, vjedhëse.
2. Vrasëse.
PULAVJÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vjedhëse pulash, pulane.
RRÓKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grabitëse; zhvatëse. Rrokëse e paturpshme.
✱Sin.: grabitqare, zhvatarake, hajdute, vjedhëse, rrëmbyese, rrjepurake, brace, rrjepëse.
VJEDHAJDÚT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është vjedhëse, hajdute. Ajo vjedhajdutja nuk e harron zakonin e vjetër të hajnisë.
✱Sin.: hajdute, hajne, vjedharake, vjedhacake, vjedharashe.
VJEDHARÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është vjedhacake. Ke kujdes nga ajo vjedharashja.
✱Sin.: vjedhëse, vjedhacake, vjedharake.
VJEDHÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është vjedhëse, vjedhacake. Ruaju asaj vjedhaçes.
✱Sin.: vjedhacake, vjedharake, vjedhaduce, grabëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë